GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Ja pse e bllokoi Macron integrimin e Shqipërisë në 2020-ën

21:14 - 30/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Integrimi i Shqipërisë në BE, Berisha: Rama e ka zëvendësuar me Ballkanin e Hapur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha i ka konsideruar të papranueshme deklaratat e kryeministrit Edi Rama në samitin e Bashkimit Europian. Berisha tha se ato deklarata janë prodhuar në zyrën e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Përsa i përket integrimit europian të Shqipërisë, Berisha shprehet pesimist. Ai kujton në vitin 2018 kur në Tiranë erdhi komisioneri për zgjerimin në BE, Johannes Hahn i cili deklaroi se negociatat janë hapur. Berisha thotë se ka një arsye të fortë se pse negociatat ende nuk janë hapur, duke u shprehur se në vitin 2020, presidenti i Francës Emmanuel Macron bllokoi Shqipërinë përmes Maqedonisë së Veriut.

“Jo vetëm komisioneri Varhelyi, por nëse kthehemi në vitin 2018, në Tiranë erdhi komisioneri Hahn për të festuar negociatat, u hapën shampanja dhe u thanë që negociatat u hapën. U hodhën fishekzjarrët. Ka një ndarje midis vlerësimit dhe deklaratave të Komisionit Europian dhe vendeve anëtare. KE kanë vlerësuar që duhen hapur negociatat. Vendet anëtare kanë vlerësuar që nuk do të hapen duke e çuar në 15 kushte që duhen plotësuar. Presidenti i Francës i gjente të pabesueshme raportet e Komisionit Europian, kërkoi të reformonte procesin e vlerësimit për hapjen e negociatave. Në vitin 2020 ai bllokoi Maqedoninë për Shqipërinë. Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet. Për mua, në një akt jo të drejtë bllokoi dhe Maqedoninë. Bullgaria nuk kishte asnjë vërejtje. Në vitin 2022, përsëri Emmanuel Macron nuk ka deklaruar se Shqipëria ka plotësuar kushtet. Por meqenëse Bullgaria doli si problem kryesor, u mor personalisht sëbashku me kancelarin Scholz për të zhbllokuar këtë proces. Kurse fjala e Edi Ramës, aktet e tij se kur mori urdhër nga Beogradi tha se nuk do shkojë në samit. Varësia nga Vuçiçi, fjala e tij ishte e shkruar në Beograd, ndoshta dhe në zyrën e Lavrovit. Nuk mundet kurrë një udhëheqës i një vendi të lirë, të përdorë një fjalor të atillë fyes ndaj udhëheqësve të BE-së dhe ndaj një vendi mik si Bullgaria. Fjalori i tillë ka qenë tipik i vendeve komuniste gjatë Luftës së Ftohtë. Nuk mund të them se prodhohet në atë formë në Beograd, por prodhohet në zyrën e Lavrovit” – tha Berisha.

Duke u rikthyer në qëndrimin e Ramës gjatë samitit të BE-së, Berisha tha se kreu i qeverisë shqiptare shkoi në Bruksel si avokat i Presidentit Aleksandër Vuçiç.

“Edi Rama shkoi aty krejtësisht si përfaqësues ose si vasal i Vuçiçit. Aleksandër Vuçiç, i ka të hapur kapitujt por nuk po bën përparim pasi ka qëndrim pro ruis. Është një dallim i madh se në cilën anë rreshtohet. Vuçiç mori Ramën si avokat. Foli më shumë për Serbinë se sa Shqipërinë. Zgjodhi t’u japë leksion udhëheqësve europian duke i kërkuar që të mos sulmojnë Serbinë. Pasi në Serbi, 80% e popullatës e konsiderojnë Putinin hero. Jua thotë Komisioni Europian, Francës dhe Gjermanisë, nuk i njohin këto vende këto statistika” – u shpreh Berisha.

 

Etiketa: bllokoiEmanuel MacronSali BerishaShqiperia

Lajme të lidhura

Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore
Breaking Views

Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore

11:51 - 11/03/26
Rama me tuta në Kryesinë e PS, përfundon takimi në selinë e partisë
Breaking Views

Rama me tuta në Kryesinë e PS, përfundon takimi në selinë e partisë

10:50 - 11/03/26
PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet
Breaking Views

PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet

10:05 - 11/03/26
Para
Vasili nxjerr provat: Salillari dhe Kastrati përfitojnë nga kursi i këmbimit në Rrugën e Kombit

Vasili nxjerr provat: Salillari dhe Kastrati përfitojnë nga kursi i këmbimit në Rrugën e Kombit

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Rejsi Farma’ e Merita Sheqit nën hetim për hedhjen në treg të barnave të skaduara
Breaking Views

‘Rejsi Farma’ e Merita Sheqit nën hetim për hedhjen në treg të barnave të skaduara

12:53 - 11/03/26

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim ndaj kompanisë farmaceutike Rejsi Farma për përfitime në mënyrë abuzive nëpërmjet skemës se rimbursimit...

Lexo më shumë
Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Qeverisë, kërkojnë kompensim

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Qeverisë, kërkojnë kompensim

12:33 - 11/03/26
Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet

12:10 - 11/03/26
Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore

Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore

11:51 - 11/03/26
Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia

Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia

11:36 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com