Një 33-vjeçar, i cili ishte shoferi i një autoambulance humbi jetën këtë të premte pas një aksidenti ku u përfshi mjeti që i drejtonte me një tjetër makinë.
Aksidenti i rëndë ndodhi dje në Gjakovë dhe viktima është djali që drejtonte autoambulancën, Skofiar Gjini. Ai ka ndërruar jetë sot në spital.
Babai i të ndjerit, Gëzim Gjini, në një postim prekës shkruan për të birin që humbi jetën tragjikisht.
“Pse na ike kështu, pse i la Babë e Nonë, Grua dhe dy Vajza!? Përfundoj jeta për Ty por edhe për Ne si Prindër! Shkove në orar pune të shpëtosh jetë, e humbe jetën tënde!”, shkroi Gjini në Facebook.
Discussion about this post