GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çështja “Xhaçka”/ Deputetët përplasen në Këshillin e Mandateve, ndërpritet seanca

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Çështja “Xhaçka”/ Deputetët përplasen në Këshillin e Mandateve, ndërpritet seanca
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve pas debateve mes maxhorancës dhe opozitës. Mbledhja shqyrton kërkesën e PD për heqjen e mandatit të deputetes së PS Olta Xhaçka pasi sipas opozitës bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se sipas përgjigjes së deputetit të opozitës nuk ka fitim dhe sipas tij procesverbali tregon se fitimi nuk ka ndodhur.

Balla deklaroi se kërkesa e opozitës nuk është e bazuar në parashikimin e Kushtetutës. Nga ana tjetër Gazment Bardhi deklaroi se Balla deformoi përgjigjen e tij. Por ndërsa ka kërkuar të flasë, kryetarja e Këshillit Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën, teksa ai ka vijuar të flasë pa mikrofon. Kjo gjë ka bërë që Nikolla të ndërpresë mbledhjen për 5 minuta.

Debati:

Balla: Qetësohu mor djalë ça ke, unë e di që nxehesh nga Saliu po ta mbaroj. Sa i përket përfshirjes së Këshillit për Rregulloren në këtë proces, parashikimet e nenit 70, pika 2-3, deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse.
Znj. Kryetare unë mendoj që zotëria aty duhet të qetësohet.
Nikolla: Nuk mund të bësh si sufler aty.
Balla: Qetëso more, e di çfarë të ka hyrë, po qetësohu. O zotëri i dashur! S’kam parë ndonjëherë kështu.

Ai po ndihet i vrarë, unë çfarë të bëj i shkreti. E shoh sa seriozisht e keni. Sa i përket nenit 70, deputetët s’mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse. Unë ju pyeta sa ka qenë fitimi, a ka një qindarkë fitim dhe ju thatë nuk dini. Procesverbali tregon se fitimi nuk ka ndodhur. Që do të thotë kërkesa juaj nuk është e bazuar në parashikimin e Kushtetutës. Sepse në të gjitha rastet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, kur i jemi drejtuar, Gjykata Kushtetuese në doktrinën e vet të përcaktuar për këtë rast ka sanksionuar dhe ka kërkuar nga kërkuesi vlerësimin e përfitimit. ka ndodhur përfitmi dhe sa ka qenë. Flas për vendimin e 2016 të GJK, e cila në doktrinën e vet ka përcaktuar sa ka qenë fitimi që ka ardhur te deputeti. Fitimi do të ndodhë tha deputeti, por nuk ka ndodhur. Deri në këtë moment këtu nuk ka pasur fitim. Sipas kërkuesve fitmi do të ndodhë, se kur këtë nuk e dimë. Pra, nuk provohet në kërkesë që një qindarkë e vetme të ketë hyrë si fitim në familjen e deputetit në fjalë. Për këto arsye unë mendoj që kjo çështjes është e qartë për opinionit publik nuk kemi të bëjmë fare me kushtete e nenit 70, i cili vendos dhe natyrshëm që unë do të kërkoj kohën e nevojshme dhe për ta elaboruar qëndrimin ën fjalë, referuar dhe qëndrimeve që do mbahen nga kolegët. Por falënderoj kërkuesit që me përgjigjen e tyre i dhanë përgjigje këtij rasti.
Gazment Bardhi: Zotëria deformoi përgjigjen time dhe unë kam detyrimin të flas përpara qytetarëve shqiptarë.
Bushka: Zoti Bardhi më nxorët një hartë dhe më treguat pronën.
Bardhi: S’mund të flasin dy nga njëri krah.
Bushka: Këtu është mbledhje pune, do verifikojmë ca detyra që na i ka dhënë rregullorja dhe Kushtetuta. Në kor me zotin Bardhi nuk flas dot.
Bardhi: T’i jap përgjigje Taulantit.
Nikolla: O zoti Bardhi pse bëni kokëfortin pa sens.
Bardhi: Nuk ju dëgjoj fare. A ka mundësi zonjë të më japësh fjalën. Zotëria nuk e dëgjoj.
Bushka: Nëse zoti Bardhi ka bërë kërkesën për të na mbledhur këtu nuk do të dëgjojë përgjigjen time, kot që rrimë.

Lajme të lidhura

“Arsimi falas propagandë”, Xhixho: Një nxënësi në klasë të parë i duhen 60 mijë…
Aktualitet

QSUT në kushte të papërshtatshme, Xhixho: Qeveria ka lënë pacientët në gjendje skandaloze

12:12 - 27/05/26
Kurban Bajrami, Berisha uron besimtarët myslimanë: Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha uron besimtarët myslimanë: Zoti e ktheftë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim

11:37 - 27/05/26
Korrupsioni dhe pavarësia e gjykatave/ BE: Faza më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformave
Aktualitet

Korrupsioni dhe pavarësia e gjykatave/ BE: Faza më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformave

11:02 - 27/05/26
Para
Berisha për legalizimin e kanabisit: Rama do ta shpallë veten Escobar të Evropës

Berisha për legalizimin e kanabisit: Rama do ta shpallë veten Escobar të Evropës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli
Sport

Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli

15:02 - 27/05/26

Sezoni magjik i Arsenalit është kurorëzuar edhe me një tjetër sukses të madh për Mikel Artetën. Trajneri spanjoll është shpallur...

Lexo më shumë
Popullor pavarësisht humbjes, mbi 70% e simpatizantëve të SYRIZA kundër dorëheqjes së Tsipras

Trazohet skena politike në Greqi, Tsipras formon parti të re dhe synon bashkimin e frontit opozitar

14:35 - 27/05/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Falsifikuan vendimet e gjykatave për një divorc, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja në Fier

14:13 - 27/05/26
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim

BE kërkon ‘ndërmjetës të fortë’ për të nxitur Rusinë drejt paqes në Ukrainë

13:50 - 27/05/26
Korrupsioni në Morinë, SPAK dërgon për gjykim dosjen e 32 efektivëve të pikës kufitare

Heqja e kontrolleve në kufi me Kosovën, shmanget fluksi i automjeteve për Kurban Bajram

13:26 - 27/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com