GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtruan përmes “Call Center”-it, arrestohen 7 persona në Shkodër

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Mashtruan përmes “Call Center”-it, arrestohen 7 persona në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër rast i mashtrimit përmes “Call Center”-ave është zbuluar nga strukturat e policisë shqiptare. 7 persona janë vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë dy operacioneve të Policisë së Shtetit. Mësohet gjithashtu që gjatë operacionit janë proceduar në gjendje të lirë 25 persona të tjerë. Sipas bluve, operatorët e punësuar në “Call Center” telefonin shtetas të ndryshëm, kryesisht të huaj, më qëllim që t’i bindnin për të investuar shuma të ndryshme parash në platformat 1FTD (first time depozite), Vicidal, Forex dhe Exchange.

“Finalizohen me sukses brenda 24 orësh, 2 operacione policore, të koduara “North Forex 2” dhe “North Forex 3”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Vihen në pranga 7 shtetas, shpallen në kërkim 4 të tjerë, të dyshuar si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale, në 2 subjekte call center.

Procedohen në gjendje të lirë 25 shtetas të tjerë, të punësuar si operatorë në këto 2 subjekte.

Sekuestrohen 5 pajisje kompjuterike dhe lista me të dhënat e shtetasve që dyshohet se janë mashtruar nga punonjësit e këtyre subjekteve.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të punës hetimore për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet subjekteve call center, kanë organizuar dhe finalizuar 2 operacione policore, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “North Forex 2” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. D., administrator i subjektit call center, dhe S. Ç., I. T., A. S. dhe M. Sh., drejtues grupi në këtë subjekt.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “North Forex 3” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. Z. dhe E. H., drejtues grupi në subjektin tjetër call center.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. E., administratore e këtij subjekti, E. D., A. Rr. dhe A. Rr., të dyshuar si organizatorë të veprimtarisë kriminale të këtij subjekti, që ushtrohej në një filial, në Tiranë.

Në vijim të veprimeve procedurale janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 25 shtetas të tjerë, të cilët ishin punësuar si operatorë në këto 2 subjekte call center.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se administratorët e këtyre 2 subjekteve kanë rekrutuar punonjës, për të ushtruar aktivitetin kriminal të mashtrimit kompjuterik, në filialet paralele të këtyre 2 subjekteve, në Shkodër, Tiranë dhe Bullgari.

Ky aktivitet kriminal konsiston në mashtrimet kompjuterike nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme kompjuterike, si 1FTD (first time depozite), Vicidal, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian. Operatorët e këtyre subjekteve telefonin shtetas të ndryshëm, kryesisht të huaj, më qëllim që t’i bindnin për të investuar shuma të ndryshme parash në platformat e lartpërmendura.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe në koordinim me organet e tjera ligjzbatuese, po vijojnë hetimet, me qëllim verifikimin e të gjitha investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë kryer personat e perfshirë në këtë veprimtari, me qëllim konfiskimin e të gjitha aseteve të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.-njofton policia.

 

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Zbulohet parcela me kanabis në Kukës, shpallen në kërkim babë e bir
Aktualitet

Zbulohet parcela me kanabis në Kukës, shpallen në kërkim babë e bir

10:39 - 11/07/26
Vlerësimet negative, Rama shqetësohet për biznesmenët e qeverisë: Po bëhet terror dixhital në kulmin e sezonit
Aktualitet

Vlerësimet negative, Rama shqetësohet për biznesmenët e qeverisë: Po bëhet terror dixhital në kulmin e sezonit

10:24 - 11/07/26
Le Monde: Kanye West është i ndaluar në shumë vende të botës, në Shqipëri merr 4 mln € për koncert!
Aktualitet

Koncerti i Kanye West, si po e mbush qeveria stadiumin me administratë dhe nxënës shkollash

10:01 - 11/07/26
Para
Propozimi francez “kalon” fazën e parë, Kovaçevski: Konsultimet do të vijojnë

Propozimi francez "kalon" fazën e parë, Kovaçevski: Konsultimet do të vijojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohet parcela me kanabis në Kukës, shpallen në kërkim babë e bir
Aktualitet

Zbulohet parcela me kanabis në Kukës, shpallen në kërkim babë e bir

10:39 - 11/07/26

Një parcelë me 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis sativa është zbuluar në Kukës, ndërsa Policia ka shpallur në kërkim...

Lexo më shumë
Vlerësimet negative, Rama shqetësohet për biznesmenët e qeverisë: Po bëhet terror dixhital në kulmin e sezonit

Vlerësimet negative, Rama shqetësohet për biznesmenët e qeverisë: Po bëhet terror dixhital në kulmin e sezonit

10:24 - 11/07/26
Le Monde: Kanye West është i ndaluar në shumë vende të botës, në Shqipëri merr 4 mln € për koncert!

Koncerti i Kanye West, si po e mbush qeveria stadiumin me administratë dhe nxënës shkollash

10:01 - 11/07/26
Përballje direkte e “titanëve” Kane dhe Haaland, sot luhet gjysmëfinalja e zjarrtë Angli – Norvegji

Përballje direkte e “titanëve” Kane dhe Haaland, sot luhet gjysmëfinalja e zjarrtë Angli – Norvegji

09:36 - 11/07/26
Ministri i Jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se janë mbyllur, s’ka integrim pa standarte

Ministri i Jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se janë mbyllur, s’ka integrim pa standarte

09:13 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com