GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Po luanin në pishinë/ Mbytet dadoja 50-vjeçare, fëmija në gjendje të rëndë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Po luanin në pishinë/ Mbytet dadoja 50-vjeçare, fëmija në gjendje të rëndë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hera e fundit që ato u panë, ishte teksa po luanin me ujë. Megjithatë, pas disa minutash, të dyja ishin me kokë poshtë brenda pishinës së madhe të shtëpisë. Kjo ishte panorama para ngjarjes së rëndë të ndodhur në kopshtin e një vile në Bolonja të Italisë, ku humbi jetën një 50-vjeçare me origjinë filipineze që punonte si dado.

Dadoja dhe vajza 2 vjeçe për të cilën kujdesej po qëndronin pranë pishinës për t’u freskuar, por papritur, ndoshta për shkak të një sëmundjeje, gruaja humbi ndjenjat dhe ra në ujë, duke tërhequr edhe vogëlushen pas vetes.

Një hipotezë tjetër është se fëmija ka rrëshqitur duke luajtur dhe dadoja në përpjekje për ta shpëtuar është mbytur.

Gruaja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa fëmija është ende gjallë por në gjendje shumë të rëndë. Ajo kishte kohë që kujdesej për vajzën e vogël dhe atë ditë kishin vendosur të luanin me ujin e pishinës në via dei Sabbioni, në kopshtin e vilës së  gjyshërve të vogëlushes.

Për arsye që ende nuk janë konstatuar të dy ishin me shenja jete nën ujë për disa kohë, derisa 50-vjeçares u ra të fikët. Gruaja u gjet duke pluskuar dhe foshnja me kokë poshtë nga pjesëtarët e tjerë të stafit të brendshëm që ndodheshin në shtëpi dhe thirrën menjëherë policinë.

Personeli shëndetësor ka bërë të pamundurën për t’i reanimuar në vend dhe për t’i dërguar me urgjencë në spital. Kur zemra nisi t’i rrihte sërish, vajza u dërgua në urgjencën pediatrike të Sant’Orsola në Bolonja, ku ndodhet ende e shtruar në terapi intensive, me një prognozë të rezervuar.

Nga ana tjetër, dado mbërriti në rrezik për jetën në spitalin Maggiore dhe pas një shtrimi të shkurtër në terapi intensive ajo ndërroi jetë, si nga pasojat e sëmundjes që e goditi edhe nga mbytja.

Etiketa: Italipishine

Lajme të lidhura

Identifikohet shqiptari që u vra më armë zjarri në Itali
Aktualitet

Katër shqiptarëve u zihet pritë dhe sulmohen me thika dhe çekiç, njëri në gjendje të rëndë

09:25 - 20/08/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

SHBA ndryshon strategji/ Trump shpall “luftë ekonomike” ndaj Iranit, paralajmëron izolim të paprecedentë

08:32 - 20/08/26
Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur
Botë

Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur

17:06 - 19/08/26
Para
Yuri Kim sërish krah Metës, i pranishëm edhe Presidenti i zgjedhur, ja arsyeja

Yuri Kim sërish krah Metës, i pranishëm edhe Presidenti i zgjedhur, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet
Aktualitet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26

Teksa sezoni turistik po i afrohet fundit, deputeti i PD, Klevis Balliu ngre shqetësimin se vëmendja publike nuk po përqendrohet...

Lexo më shumë
Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26
Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

10:55 - 21/08/26
Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com