GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

 Duka uron gazetarët sportivë: Mirënjohje për punën në të mirën e futbollit

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
 Duka uron gazetarët sportivë: Mirënjohje për punën në të mirën e futbollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

2 korriku njihet tashmë edhe si Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit. Në kuadër të kësaj dite  presidenti i FSHF-së Armand Duka, ka një mesazh urimi për të gjithë ata që punojnë në këtë profesion fisnik e që përcjellin çdo ditë informacionet për të gjithë sportdashësit. Në mesazhin e publikuar në profilet e tij në rrjetet sociale, presidenti Duka ka falënderuar të gjithë gazetarët dhe stafet e tyre të cilët punojnë pa u lodhur, shpeshherë në kushte të vështira, për të mirën e futbollit shqiptar.

“Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit është momenti ideal për të falënderuar të gjithë profesionistët e medias, tek të cilët gërshetohen ambicia për të vërtetën dhe pasioni për sportin. Falënderoj të gjithë gazetarët dhe stafet e tyre mbështetëse të cilët punojnë pa u lodhur, shpeshherë në kushte të vështira, për të mirën e futbollit shqiptar: Me angazhimin dhe përkushtimin tuaj na ndihmoni përditë në punën tonë”, shkruan presidenti i FSHF-së, duke theksuar se kritikat e sinqerta e të vërteta do të trajtohen me seriozitet e mirënjohje.

“Kur kritikat janë të sinqerta dhe të vërteta, FSHF i trajton me seriozitet dhe mirënjohje. Suksesi i futbollit shqiptar është rezultat i punës së përbashkët dhe gazetaria sportive ka një kontribut të paçmuar. Në këtë ditë Botërore të Gazetarëve Sportivë, ju jam mirënjohës të gjithëve, dashamirësve dhe kritikëve. Ju inkurajoj të paraqisni me punë dhe përkushtim sukseset e futbollit shqiptar. Në FSHF do ta gjeni gjithnjë derën e hapur”, shkruan presidenti Duka në mesazhin e tij në Facebook.

Etiketa: Armand Dukadita boterore e gazetarve te sportitfutboolgazetar

Lajme të lidhura

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s
Breaking Views

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League
Sport

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

13:12 - 06/08/26
Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare
Sport

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

12:47 - 06/08/26
Para
Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplaset me kamionin, plagoset rëndë 27-vjeçarja

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplaset me kamionin, plagoset rëndë 27-vjeçarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com