GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Ato takime nuk janë të thjeshta”, Kurz: Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë rrugën e marrëveshjes

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ato takime nuk janë të thjeshta”, Kurz: Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë rrugën e marrëveshjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelari austriak Sebastian Kurz, këtë te enjte ka deklaruar se është me rëndësi takimi i zhvilluar dy ditë më parë në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ato takime nuk janë të thjeshta dhe ne e dimë këtë. Progresi deri më sot ka qenë i kufizuar. Kjo është arsyeja pse takime të tilla janë të rëndësishme dhe shpresoj se do të ketë progres të duhur në të ardhmen. Kjo do të ishte mirë për qytetarët dhe të gjithë rajonin. Të gjithë duhet të kenë interes në mbajtjen e bisedimeve të tilla”, shtoi ai.

Në një intervistë të dhënë për mediat vendase, Kurz ka thënë se rruga e zgjidhjes mund të jetë vetëm ajo në të cilën të dy palët do t’i afrohen njëra-tjetrës.

“Një zgjidhje tjetër nuk është e mundur. Për këtë kam biseduar me Miroslav Lajçak, i cili është një diplomat me përvojë, ish-Ministër i Punëve të Jashtme. Unë i thashë atij se jemi në dispozicion nëse mund të sigurojmë mbështetje. Rajoni është shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Kurz.

I pyetur se sa fuqi ka Brukseli në zgjidhjen e këtij problemi, Kurz tha se të gjithë pjesëmarrësit e dinë se bisedimet konstruktive, të cilat ai shpreson se do të çojnë në një zgjidhje, paraqesin një bazë për një jetë të qetë në rajon, për një zhvillim të mirë ekonomik dhe për integrimin evropian.

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Osmani takohet me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, diskuton për dialogun dhe liberalizimin e vizave

Osmani takohet me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, diskuton për dialogun dhe liberalizimin e vizave

TË FUNDIT

Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapellen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama
Aktualitet

Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapellen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

12:58 - 21/10/26

Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Mit’hat Havari, ka akuzuar nga protesta kryeministrin Edi Rama se drejton personalisht veprimet e policisë...

Lexo më shumë
Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

12:51 - 21/10/26
Revolta e studentëve, protestuesit thyejnë “karriget e dialogut” dhe godasin derën e kryeministrisë

Revolta e studentëve, protestuesit thyejnë “karriget e dialogut” dhe godasin derën e kryeministrisë

12:49 - 21/10/26
“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi

“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi

12:28 - 21/10/26
Pedagogu Susaj: Shteti duhet t‘u shërbejë shqiptarëve e jo të degradojë në korrupsion, hajdutëri dhe përçarje

Pedagogu Susaj: Shteti duhet t‘u shërbejë shqiptarëve e jo të degradojë në korrupsion, hajdutëri dhe përçarje

12:25 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com