GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Albano Bogdo nuk përmbahet në rrjete sociale: Kam qenë i varur nga bixhozi dhe..(VIDEO)

20:31 - 03/07/22
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Albano Bogdo nuk përmbahet në rrjete sociale: Kam qenë i varur nga bixhozi dhe..(VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktori i mirënjohur i humorit, që është pjesë e spektaklit “Klanifornia”, Albano Bogdo ka qenë kryefjala e rrjeteve sociale gjatë kësaj fundjave, pasi në “Tik-Tok” u bë virale një video-live e tij me disa miq, ku bëhet pjesë e një sfidë.

Për të përfituar disa dhurata me ikonën e mbretit të xhunglës, Luanit, të cilat më pas përkthehen në përfitime financiare nga konvertimi në “coins” në formatin e “Tik-Tok”, aktori pranon që të qethet zero gjatë live-it.

Një prej miqve të tij i dërgon 4 prej dhuratave që Albano kërkoi duke e detyruar këtë të fundit që t’i përmbahet kushteve të lojë dhe të rrëmbejë nga tryeza e tij një makinë rroje, me të cilën zhduk në sekonda kaçurrelat e tij, që e kanë shoqëruar përgjatë gjithë karrierës si aktor.

Por rrjeti më pas shpërtheu në komente ofenduese dhe negative ndaj aktorit, ku pjesa më e madhe e kanë cilësuar “lypës Tik Tok-u” dhe për këtë pjesë të fansave që nuk e kanë pritur mirë veprimin e tij, Bogdo është përgjigjur me një tjetër live në rrjetin social.

Albano u është drejtuar atyre që e kanë kritikuar, me një gjuhë të ashpër, ndërsa në ka rrëfyer se në jetën e tij ka pasur disa periudha të errëta, ku është përballur me varësinë nga alkooli dhe bixhozi.

“Përshëndetje të dashur moralista, ju që më quani lypës tik-toku, drogaxhi, miss Albano keni filluar me quani… dëgjo, doni konfirmime? Ua them unë! Kam kaluar qindra net në ruletë, kam qenë i alkoolizuar, gjërat që kam bërë i kam bërë për të zezën time, nuk u kam bërë asgjë juve. Ndryshimi mes meje dhe jush është se unë kam kërkuar ndihmë, mamit dhe vëllait, u kam thënë që jam i alkoolizuar, më kanë ndihmuar dhe e kam lënë, kam qenë i varur nga bixhozi, më kanë ndihmuar… ju e quani bixhoz dhe Texas, por Texas është një lojë që e luajnë aktorët më të famshëm në botë, shikoni në gogle. Mund të gjykoni, mund të mos e bëni, nuk më plas trapi fare, po ua them prapë, luanët nuk e vrasin mendjen për opinion e deleve dhe delet në këtë rast jeni ju, por kur më quani lypës Tik Toku më vjen për të qeshur. Nëse nuk ju pëlqej mos më ndiqni. Doja të bëja një fjalim, por thash po them çfarë më del nga mendja, dhe kjo më del nga mendja t’u them: F*uck you, në kuptimin e parë të fjalës f*uck you! Kush jeni ju që të më gjykoni mua? Unë jam Albano Bogdo, ti kush je. Kam 12 vite që bëj njerëzit për të qeshur, pavarësisht se çfarë kam kaluar këto vite, depresion, shkatërrim nervash nga humbja e lekëve, shkatërrim trupi nga alkooli e shumë gjëra që s’ka pse ti dini. Po ju merr frymën me çmimet e si thoni asgjë, unë ia thash të gjitha ato që donit ti thoni ju në 10 minuta, duke rrezikuar punën, shyqyr zotit s’ka ndodhur. Kështu që para se të më gjykoni mua, ktheni gishtin nga vetja dhe pyesni veten çfarë do bënit ju po të ishit në vendin tim”.

https://www.tiktok.com/@albanobogdo2020/video/7116072880311504134?referer_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2F&referer_video_id=7116072880311504134&refer=embed&referer_url=https://www.balkanweb.com/e-quajten-lypes-tik-toku-shperthen-albano-bogdo-fck-you-po-kam-qene-i-varur-nga-bixhozi-dhe-alkooli-por-kush-jeni-ju-qe-me-gjykoni/

Etiketa: Aktoralbano bogdo

Lajme të lidhura

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën
Aktualitet

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

17:59 - 03/12/25
BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu
Aktualitet

BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu

17:50 - 03/12/25
Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren
Aktualitet

Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren

18:40 - 01/12/25
Para
Rama i thur “lavde” vetes nga Amsterdami: Jam nr.1 në botë! Kryeministri më i mirë

Rama i thur “lavde” vetes nga Amsterdami: Jam nr.1 në botë! Kryeministri më i mirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com