GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata vendos 14 vite burg për Arbër Çekaj

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata vendos 14 vite burg për Arbër Çekaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Apeli lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn, dënohet përfundimisht me 14 vite burg.

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i konteinerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Apeli ka lënë në fuqi edhe dënimin për Donaldo Lushaj administratori i firmës ‘Arbi Graden’ me 10 vite e 8 muaj burg dhe shoferin e kamionit Armando Pezakun të dënuar me nga 8 vite e 8 muaj burg.

Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar ku do të vuaj 14 vite burg. Ndërkohë Donald Lushaj, administratori i ‘Arbi Garden’ u dënua me 16 vite dhe me gjykimin e shkurtuar do të vuaj në 10 vite e 8 muaj. Për shoferin e kamionit që çoi konteinerin në magazinën e Arbër Çekajt, Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, dhe i ulet në 8 vite e 8 muaj.

Për avokatin e Arbër Çekajt, Maks Haxhia, gjykata dënoi një person pa asnjë provë dhe nuk e la as të fliste duke e detyruar që mbrojtjen ta bënte me shkrim. Haxhia tha se kjo gjykatë shkeli më të dyja këmbët të drejtat për mbrojtjen e njeriut dhe meriton çdo lloj etiketimi pasi është kthyer në një gjykatë notere të prokurorisë.

Arbër Çekajt është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. Vetë Çekaj nuk e ka pranuar kurrë që ai është porositësi i drogës dhe se nuk ka dijeni se kush e ka futur atë në konteinerët e tij me banane. Por brenda së njëjtës familje, 3 vite më vonë historia është përsëritur, ku policia sekuestroi në Portin e Durrësit 49 kg kokainë e fshehur në një konteiner me banane që i përkiste Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt. Konteineri me 49 kg kokainë kishte një muaj nën vëzhgimin e autoriteteve dhe ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të tij.

Etiketa: 14 viteArber cekajBurgGjykata

Lajme të lidhura

Zgjedhjet e 11 majit/ Blerja e votave futet në raportin e Asamblesë Parlamentare të KiE
Aktualitet

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është në rrezik! Mbroni shtetin e së drejtës

11:52 - 03/10/26
Videot intime të Adi Hilës/ Flet eksperti: Nuk ishin kamera sigurie, ishin drejtuar nga krevati dhe jo nga kasaforta
Aktualitet

Videot intime të Adi Hilës/ Flet eksperti: Nuk ishin kamera sigurie, ishin drejtuar nga krevati dhe jo nga kasaforta

11:18 - 03/10/26
Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim
Aktualitet

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

11:13 - 03/10/26
Para
Firmos në Arabinë Saudite, Tramezzani nuk u thotë “jo” milionave

Firmos në Arabinë Saudite, Tramezzani nuk u thotë “jo” milionave

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit/ Blerja e votave futet në raportin e Asamblesë Parlamentare të KiE
Aktualitet

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është në rrezik! Mbroni shtetin e së drejtës

11:52 - 03/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri gjatë fjalës...

Lexo më shumë
Gjyqtari irlandez ka “në dorë” kualifikimin e Shqipërisë, kush është arbitri që do vendosë drejtësi në Finlandë

Gjyqtari irlandez ka “në dorë” kualifikimin e Shqipërisë, kush është arbitri që do vendosë drejtësi në Finlandë

11:32 - 03/10/26
Videot intime të Adi Hilës/ Flet eksperti: Nuk ishin kamera sigurie, ishin drejtuar nga krevati dhe jo nga kasaforta

Videot intime të Adi Hilës/ Flet eksperti: Nuk ishin kamera sigurie, ishin drejtuar nga krevati dhe jo nga kasaforta

11:18 - 03/10/26
Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

11:13 - 03/10/26
Tabaku: Korrupsioni i qeverisë Rama nuk është vetëm problem politik, faturën e paguajnë qytetarët

Tabaku: Korrupsioni i qeverisë Rama nuk është vetëm problem politik, faturën e paguajnë qytetarët

10:28 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com