GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Importet e ushqimeve u rritën me 22% gjatë 2017-2020, thellohet deficiti tregtar

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Importet e ushqimeve u rritën me 22% gjatë 2017-2020, thellohet deficiti tregtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përkundrejt rritjes së prodhimit bujqësor vendas nga njëra anë dhe tkurrjes së popullsisë nga ana tjetër, importet e ushqimeve nga jashtë vendit po rriten me ritme të shpejta.
Sipas të dhënave të INSTAT, në pesë vitet e fundit importet e grupit të produkteve ushqimorë janë rritur 22%, duke arritur në 95.7 miliardë lekë në vitin 2021 nga 78 miliardë lekë që ishin në vitin 2015. Rritja më e fortë ndodhi gjatë vitit të kaluar, ku importet e produkteve ushqimore të ndikuara edhe nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare pësoi rritje me 13.6% brenda vitit.

Nga ana tjetër rritje të larta pësuan edhe eksportet e produkteve të ushqimore me rreth 45%, duke arritur në 35.6 miliardë lekë në vitin 2021 nga 24.4 miliardë lekë në vitin 2017. Mirëpo, për shkak të bazës së ulët të eksporteve, rritja ka qenë e pamjaftueshme për të mbuluar hendekun ende të lartë. Vitin e kaluar, importet e ushqimeve ishin gati tre herë më të larta se importet. Për shkak të kësaj ecurie, deficiti tregtar me jashtë për ushqimet u thellua më tej në vitin 2021, duke arritur ne -60 miliardë lekë me një zgjerim gati 12 % në krahasim me vitin 2017.
Të dhënat mbi tregtinë e ushqimeve tregojnë se bujqësia shqiptare është ende larg maturimit dhe ende ka hapësira të mëdha në treg për zëvendësimin e produkteve të importit.

Por, duke parë zhvillimet në sektor pritet të që importet të vijnë në rritje sidomos në produktet blegtoralë, mish dhe bulmet.
Braktisja e zonave rurale sidomos mosha të reja po bën që numri i bagëtive të reduktohet me shpejtësi sidomos fermat e vogla me një dhe dy krerë. Kjo situatë ka sjellë rënie të gjithë sektorit të blegtorisë edhe në nënproduktet e tjera të mishit dhe qumështit.
Sipas të dhënave të INSTAT që u publikuar sot në vitin 2021 numri i gjedhëve shënoi rënie ,me 7.25 ose 26 krerë lopë më pak se në vitin 2020. Gjithashtu numri i deleve ra me 5% dhe i pulave me 3.2%. Numri i dhive qëndroi thuajse në vendnumëro, teksa iu pa një rritje e numrit të koshereve me 10%.
Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se gjatë 5-mujorit të parë 2021, importet e bulmetrave dhe vezëve shënuan rritje vjetore me 18%. Rritja ishte më e fortë në muajin maj, pasi rritja e sasive mujore të importit të bulmetrave shënoi rritje vjetore me 42% (shih grafikun bashkëngjitur).

Menaxherët në fabrikat e përpunimit të qumështit shpjeguan për një prirje të rritjes së furnizimeve me lëndë të parë nga importi për shkak se në tregun vendas ka mungesa të furnizimit, por edhe për faktin se çmimi i qumështit të përpunuar nga tregjet e Serbisë është më i lirë prodhimet e fermerëve. / Monitor

Etiketa: ekonomi

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Harta e re gjyqësore/ Vijon bojkoti i avokatëve për të katërtën ditë rresht

Harta e re gjyqësore: Rriten kostot, rrezikon të cenohet aksesi në drejtësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër
Sport

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër

16:00 - 16/10/26

Armir Grima është kryetari i ri i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër. Në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të SHRF...

Lexo më shumë
Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

15:38 - 16/10/26
Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:11 - 16/10/26
I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë

I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë

14:52 - 16/10/26
Ish-sekretarja e Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK

Ish-sekretarja e Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK

14:40 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com