GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Harta e re gjyqësore: Rriten kostot, rrezikon të cenohet aksesi në drejtësi

08:04 - 04/07/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Harta e re gjyqësore/ Vijon bojkoti i avokatëve për të katërtën ditë rresht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miratimi i vendimit për hartën e re gjyqësore nga Kolegji i Lartë Gjyqësor (KLGJ) është kundërshtuar nga avokatët.

Më 1 korrik me vendim të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë nisi bojkoti pa afat për seancat gjyqësore penale dhe administrative, si dhe bojkoti për 10 ditë të masave të sigurisë. Nga avokatët rishpërndarja e gjykatave kundërshtohet, pasi modeli i ri shton kostot për qytetarët, për shkak të largësive fizike të gjykatave.

Aigest Milo partner ekzekutiv në kompaninë ligjore “KALO& ASSOCIATES” tha për “Monitor” se kostot financiare do të rriten dhe do të përkthehen direkt në një barrë më shumë për qytetarët dhe subjektet që përballen me gjykatat.

“Si rrjedhim aksesi në drejtësi dhe mundësia për t’ju drejtuar gjykatave rrezikon të cënohet edhe më tepër në Shqipëri. Nga ana tjetër, Gjykata e Apelit në Tiranë është disa vite mbrapa me shqyrtimin e ankimeve dhe përqëndrimi në këtë gjykatë i të gjitha çështjeve rrezikon që të përhapë të njëjtën sëmundje edhe në çështjet e mbartura/të reja të juridiksioneve të tjera”.

Z.Milo gjithashtu vlerëson se rishpërndarja e gjykatave nuk zgjidh problemet aktuale, që nga mungesa e gjyqtarëve apo stokun e dosjeve të pashqyrtuara.

“Harta e re gjyqësore, pavarësisht ka disa kohë që po diskutohet, për mendimin tim, por edhe të komunitetit të gjerë të avokatëve, nuk i zgjidh problemet që gjyqësori ynë ka prej vitesh. Përkundrazi, duket sikur kjo reformë është më tepër një makiazh për të fshehur këto probleme, sesa një përpjekje për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare atyre.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë akoma edhe sot nuk kanë paraqitur ndonjë raport nëse numri i gjyqtarëve që do të rezultojnë nga harta e re arrin të mbulohet ose jo nga gjyqtarët në detyrë. Frika ekziston se sistemi i drejtësisë nuk e ka personelin e nevojshëm për të populluar super gjykatat e reja të krijuar, gjë që do të çojë në një thellim të problematikave të hasura deri më tani,” thekson ai.

Rishpërndarja e re e gjykatave parashikon 12 gjykata të shkallës së parë nga 22 që janë aktualisht.

Gjykatat e propozuara të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm janë, si: Berat, Elbasan, Tiranë, Vlorë, Dibër (bashkuar me Gjykatën e Matit), Durrës (bashkuar me gjykatat e Kavajës dhe Krujës), Fier (bashkuar me Gjykatën e Lushnjës), Gjirokastër (bashkuar me gjykatat e Sarandës dhe Përmetit), Kukës (bashkuar me Gjykatën e Tropojës), Korçë (bashkuar me Gjykatën e Pogradecit), Lezhë (bashkuar me Gjykatën e Kurbinit) dhe Shkodër(bashkuar me Gjykatën e Pukës).

Po ashtu duke qenë se 4 gjykata apeli nga 6 kanë ngarkesë pune të mjaftueshme për të justifikuar minimumin prej 10 gjyqtarësh të kërkuar nga ligji, rrethanat aktuale sipas raportit të grupit të punës nxjerrin në pah nevojën për shkrirjen e të gjitha gjykatave dhe propozimin e një Gjykate Kombëtare Apeli në Tiranë.

Juristi Aigest Milo nënvizon se modeli i miratuar nga KLGJ duket se i është referuar atij të përdorur për gjykatat administrative, që gjenden në nivel sipërfaqësor të trajtimit të dosjeve.

Për këtë arsye, sipas tij nxitimi për të përqendruar gjykatat në pak vende, duket i nxituar dhe potencialisht i rrezikshëm për mbarëvajtjen e sistemit të drejtësisë.

“Në mënyrë që sëmundjet të mund të shërohen njëherë e përgjithmonë, duhet që në radhë të parë të kuptojmë dhe të jemi të hapur mbi problemet që na kanë sjellë ketu. Mendoj se reforma në drejtësi, përtej argumenteve pro dhe kundër, duhet të ishte shpjeguar më mirë, zbatuar më mirë që të evitoheshin kostot të cilat kemi vite që i paguajmë.

Në vijim, çdo reformë, dhe ndryshimi i hartës territoriale duhet të zbatohet gradualisht, me faza. Të gjithë jemi dëshmitarë që reformat radikale në Shqipëri, siç kanë filluar ashtu edhe janë lënë në mes të rrugës pasi nuk janë zbatuar siç duhet apo nuk janë përthitur siç duhet nga aktorët përkatës,” thotë z.Milo.

Pas miratimit nga KLGJ vendimi për hartën gjyqësore duhet të miratohet edhe nga Këshilli i Ministrave. Harta e re hyn në fuqi 6 muaj pas miratimit nga qeveria.

Më herët kryeministri Edi Rama deklaroi se harta gjyqësore nuk ndryshon dhe bojkoti i seancave gjyqësore nga avokatët nuk është mënyra e duhur për të arritur sukses. / MONITOR

 

Etiketa: Harta e re Gjyqesore

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Samiti i BE/ REL: Përsëri zhgënjim i mundshëm për Ballkanin Perëndimor

BE synon të mbledhë 100 miliardë euro për rindërtimin e Ukrainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com