GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zaev pro propozimit francez: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë të garantuara

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Zaev pro propozimit francez: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë të garantuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka folur rreth propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Në një postim në rrjetet sociale, Zaev u shpreh pro propozimit duke theksuar se në të është ruajtur gjuha dhe identiteti maqedonas.

“Çështja më e rëndësishme, gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë të siguruar dhe garantuar në kohën e negociatave dhe prandaj janë njohur dhe pranuar nga BE-ja. Kjo është e para dhe absolutisht më e rëndësishmja. Protokolli që do të nënshkruanin Qeveria e Maqedonisë dhe Qeveria bullgare shpjegon rrugën për tejkalimin e çështjeve të hapura që janë të zgjidhshme. Ndërtimi i marrëdhënieve të mira dhe miqësore me fqinjët është thelbësor për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e një rajoni siç është Ballkani Perëndimor. Prandaj, ne nga pala maqedonase dhe kolegët tanë nga pala bullgare duhet të punojmë së bashku për të mbyllur çështjet e hapura. Në të njëjtën kohë, është shumë e rëndësishme që në bisedime të ruhet plotësisht dinjiteti kombëtar i të dyja palëve. Miqësia krijohet dhe ndërtohet kur dy palë kujdesen reciprokisht për njëra-tjetrën gjatë zgjidhjes së çështjeve të hapura”, ka shkruar Zaevi.

Zaev shton se një pjesë tjetër thelbësore e propozimit francez është përfshirja e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutë. Sipas tij, është një hap që duhet bërë dhe i cili në asnjë mënyrë nuk do të dëmtojë shtetin, shoqërinë apo asnjë nga komunitetet në vendin tonë.

“Ne tashmë kemi shtatë bashkësi etnike në Kushtetutën tonë. Me ndryshimet kushtetuese do të jenë 10 bashkësi etnike. Vetëm për inat, për qëllime të këqija ose për përfitime personale politike dikush mund të jetë kundër futjes së tri bashkësive të reja etnike në Kushtetutë. Kundërshtimi i multikulturalizmit është kundërshtim ndaj integrimit evropian të atdheut tonë”, thekson Zaev.

Etiketa: FrancepropozimZaev

Lajme të lidhura

Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd
Kosovë & Rajon

Tramvaji del nga shinat dhe futet brenda ndërtesës, disa të plagosur në Beograd

15:12 - 25/05/26
Beteja për presidentin rrezikon ta çojë Kosovën në zgjedhje të përsëritura
Breaking Views

Beteja për presidentin rrezikon ta çojë Kosovën në zgjedhje të përsëritura

15:19 - 24/05/26
Në prag të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, qeveria miraton pako të re për përballimin e inflacionit
Kosovë & Rajon

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, qeveria miraton pako të re për përballimin e inflacionit

10:25 - 22/05/26
Para
Rezoluta e KLP/ Bardhi: Duhet pjesa me rekomandimet e papërmbushura

Rezoluta e KLP/ Bardhi: Duhet pjesa me rekomandimet e papërmbushura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës
Sport

Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës

12:07 - 01/06/26

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka festuar mbrëmë 31-vjetorin e lindjes në një atmosferë të veçantë, i rrethuar nga...

Lexo më shumë
Rama humb durimin dhe i bie tavolinës. Nuk tërhiqemi nga projekti për Zvërnecin, laguna nuk preket!

Rama humb durimin dhe i bie tavolinës. Nuk tërhiqemi nga projekti për Zvërnecin, laguna nuk preket!

11:28 - 01/06/26
‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja

11:26 - 01/06/26
Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

10:55 - 01/06/26
Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

10:33 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobetmarsbahis giriş