GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Katar 2022/ FIFA zbulon “fshatin e tifozëve”, akomodimi në tenda kushton shtrenjtë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Katar 2022/ FIFA zbulon “fshatin e tifozëve”, akomodimi në tenda kushton shtrenjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Për herë të parë në histori kampionati Botëror “Katar 2022”  do të luhet në dimër në periudhën nëntor-dhjetor.Kjo padiskutim është një risi, por gjithashtu një e veçantë do të jetë edhe vendi i cili do të presë tifozët e shumtë që do të ndjekin kampionatin botëror.

FIFA ka zbuluar “fshatin e tifozëve”, teksa çmimet janë “të kripura” dhe nuk bëhet fjalë për akomodime në hotele, pasi një natë në tendat e krijuara enkas për sportdashësit do të kushtojë qindra euro.

Po flasim për një zonë kampingu me tenda në Al Khor, por jo e zakonshme, pasi një prenotim do të kushtojë  rreth 350 funte për natë apo rreth 400 euro.

Në Katar rezervimet e hoteleve janë të kufizuara, pasi ka pasur kërkesa të jashtëzakonshme dhe me shumë mundësi, Al Khor pritet të jetë të jetë forma më e lirë e akomodimit për çdo tifozë.

Megjithatë, nuk po flasim për tenda të thjeshta, pasi për çdo kënd që do të rezervojë aty, do të jetë një eksperiencë dhe kujtim i bukur.

Tendat janë të bollshme, kanë ajër të kondicionuar, banjo të brendshme dhe pajisje për përgatitjen e kafesë dhe çajit.

Përveç kësaj, ekziston edhe luksi i një televizori, një tharëse flokësh, mundësi për të hekurosur rrobat, frigoriferi, një kasafortë dhe madje edhe Ëi-Fi, pra kushte që ofrohen në një dhomë tipike hoteli.

Al Khor është vetëm 40 minuta larg kryeqytetit Doha dhe do të mirëpresë 9 ndeshje duke përfshirë edhe një nga gjysmëfinalet e Botërorit të këtij viti.

FIFA e ka përshkruar akomodimin si një eksperiencë unike që do t’i lejojë tifozët të lidhen me kulturën e Katarit.

Fshati Fan Al Khor ofron një përvojë unike të kampingut arab që pasqyron dhe përfshin traditat e Katarit, me një ndërthurje fantastike të kushteve bashkëkohore  deri te stili tradicional.

I quajtur “fshati i tifozëve” është shumë pranë plazhit Farkiah, që mundëson një lidhje të jashtëzakonshme me natyrën, kulturën dhe bukurinë e rërës së artë.

Al Bayt Stadium dhe qyteti i Al Khor do të mirëpresin këto ndeshje gjatë Kupës së Botës:

Katar – Ekuador, Marok – Kroaci, Angli – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanjë – Gjermani, Holandë- Katar, Kosta Rika – Gjermani dhe më pas një ndeshje në fazat, 1/16, çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Etiketa: cmime te shtrenjtafshtari i tifozeveKampionati Boterorkatar 2022

Lajme të lidhura

Dështoi në testet mjekësore te Leipzig, Fisnik Asllani merr mbështetjen e Hoffenheim
Breaking Views

Dështoi në testet mjekësore te Leipzig, Fisnik Asllani merr mbështetjen e Hoffenheim

15:00 - 08/08/26
Liverpooli i bën gati një ofertë zyrtare prej 115 milionë eurosh PSG-së për Barcola-n
Sport

Liverpooli i bën gati një ofertë zyrtare prej 115 milionë eurosh PSG-së për Barcola-n

11:59 - 08/08/26
Kumbulla nuk lëviz nga Spanja, Roma e huazon përsëri qendërmbrojtësin
Sport

Kumbulla nuk lëviz nga Spanja, Roma e huazon përsëri qendërmbrojtësin

09:19 - 08/08/26
Para
E rëndë/ Po udhëtonte në Kretë me të dashurin, 15-vjeçarja shqiptare aksidentohet për vdekje

E rëndë/ Po udhëtonte në Kretë me të dashurin, 15-vjeçarja shqiptare aksidentohet për vdekje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Reforma territoriale e Edi Ramës, është platforma më e egër për shpopullimin e shqiptarëve
Breaking Views

Berisha: Reforma territoriale e Edi Ramës, është platforma më e egër për shpopullimin e shqiptarëve

16:00 - 08/08/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka humbur legjitimitetin dhe se përmes reformës territoriale...

Lexo më shumë
Dështoi në testet mjekësore te Leipzig, Fisnik Asllani merr mbështetjen e Hoffenheim

Dështoi në testet mjekësore te Leipzig, Fisnik Asllani merr mbështetjen e Hoffenheim

15:00 - 08/08/26
Mbi 25 mijë veta hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Durrësit dhe Vlorës

Mbi 25 mijë veta hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Durrësit dhe Vlorës

14:30 - 08/08/26
BSH: Nga nëntori, pagesat elektronike brenda 30 sekondave me sistemin ‘TIPS Clone’

BSH: Nga nëntori, pagesat elektronike brenda 30 sekondave me sistemin ‘TIPS Clone’

14:00 - 08/08/26
Vendosen 1100 gjoba shpejtësie! Hita në terren: Në 1 vit u hoqën 1 mijë patenta

Vendosen 1100 gjoba shpejtësie! Hita në terren: Në 1 vit u hoqën 1 mijë patenta

13:43 - 08/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com