GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi nga RENEA i Edison Begajt, flet vëllai: Nuk është dënuar për trafik droge dhe armësh, fëmijët dhe jeta e tij janë në rrezik, shteti ta ndihmojë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi nga RENEA i Edison Begajt, flet vëllai: Nuk është dënuar për trafik droge dhe armësh, fëmijët dhe jeta e tij janë në rrezik, shteti ta ndihmojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vëllai i Edison Begajt, i arrestuar pak ditë më parë nga forcat RENEA si subjekt i OFL, ka dhënë një intervistë ekskluzive “BalkanWeb” dhe “News24”, ku ka folur për të kaluarën e tij.

Besnik Begaj ka hedhur poshtë akuzat që hidhen ndaj të vëllait për trafik droge dhe armësh, duke thënë se Edison Begaj ka marrë vetëm një dënim nga Gjykata e Vlorës për “moskallëzim krimi”.

“Unë jam Besnik Begaj, vëllai i Edison Begës, që emri i tij është përmendur shumë ditët e fundit, për faktin se vëllai im është plagosur para portës së shtëpisë nga një person i panjohur, i veshur me uniformë policie. E ka qëlluar në sy të dy fëmijëve të tij 6 e 7 vjeç. Ai ka ndenjur disa ditë i shtruar në spital, ka dalë nga spitali, e kemi çuar në shtëpi. Vëllai im është përfolur shumë, për faktin se ka qenë një trafikant droge dhe armësh, por kjo nuk është fare e vërtetë, sepse vëllai im ka qenë i akuzuar për trafikun e drogës dhe të armëve, por ka një vendim të Gjykatës së Lartë që e rrëzon këtë akuzë dhe i ka dhënë pafajësinë e plotë. Vëllai im ka marrë vetëm një dënim nga Apeli i Vlorës dhe Gjykata e Shkallës së Parë vetëm për moskallëzim krimi.

Vëllai im për 15 vite me radhë që ka jetuar në Shqipëri, nuk ka pasur ndonjëherë armë me vete, sepse nuk ka pasur probleme me njeri. Nuk ka pasur nevojë për armë. Në momenti që është plagosur para fëmijëve të tij, ku është goditur duke i rrezikuar jetën në mënyrë drastike, është pajisur me një armë zjarri, pasi agresori nuk është kapur, dhe atij i duhej të shkonte në punë, pasi ka një biznes të vogël në Lungomare. Që ditën që është plagosur, policia nuk i qëndroi të dhoma e spitalit për ta mbrojtur, por kemi qëndruar ne. Zotërinj të dashur shikoni dhe verifikoni biografinë e vërtetë të Edison Begës, pastaj gjykoni. Edison Bega ka lënë dy fëmijët rrugëve, është në gjendje kritike familja dhe jeta e tyre. Ju bëj lutje, unë nuk jam në Shqipëri, por ju bëj thirrje të gjithë shtetit shqiptar, gjykatës, policisë, prokurorisë, ta marrin seriozisht gjendjen e tij, ta ruajnë, dhe jo ta shkatërrojnë, e kanë terrorizuar. Së pari e terrorizoi atentati, tani shteti. Ju lutem ndihmojeni, mos e dëboni”, është shprehur ai.

Etiketa: Edison BegajRENEA

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës, Dritan Leli refuzon të marrë pjesë

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës, Dritan Leli refuzon të marrë pjesë

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com