GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Dilni në protestë”/ PD: Rama po përpiqet t’i mbyllë gojën medias

14:11 - 04/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dilni në protestë”/ PD: Rama po përpiqet t’i mbyllë gojën medias
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka deklaruar sot mbështetjen për gazetarët, teksa pasdite është paralajmëruar një protestë pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të çuar në riedukim gazetarin Klevi Muka.

Deputetja e PD Albana Vokshi iu bëri thirrje qytetarëve të dalin në protestë. Ajo deklaroi se korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës nuk mund të mbulohet dot me ndëshkimin që i bën gazetarëve.

“Sot pasdite në orën 19:00 komuniteti i gazetarëve ka thirrur një protestë para km në mbrojtje jo vetëm të kolegut, por edhe të së drejtës së ushtrimit të profesionit të gazetarit. PD shpreh mbështetje të plotë për këtë protestë , por iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të solidarizohen dhe t’i bashkohen këtij tubimi. Protesta bëhet jo vetëm për censurimin e gazetarit Klevi Muka, por jo vetëm këtë rast. Ambrozia Meta është një tjetër gazetare e dënuar me riedukim nga kryeministri që nuk e duron dot fjalën e lirë. Janë me dhjetëra raste gazetarët e sulmuar nga Rama. Korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës nuk mund të mbulohet dot me ndëshkimin që i bën gazetarëve. Është fakt se Olta Xhaçka ka shkelur kushtetutën. SPAK nuk duhet të mbyllë sytë dhe veshët, por ta hetojë këtë aferë. Olta Xhaçka përdori kunatën e vet për të përfituar para publike me ndihmën e Edi Ramës. Të gjitha këto fakte janë zbuluar, po zbulohen dhe ne inkurajojmë që të zbulohen. Aktet e Edi Ramës kundër gazetarëve kanë për qëllim mbylljen e gojës së medias për të mos folur për korrupsionin e qeverisë. Kur një gazetar, liria e fjalës janë në rrezik, Shqipëria është në rrezik. Qytetarë dilni në protestë sot, çdo ditë, në datën 7 korrik, Shqipëria është në rrezik”, deklaroi Vokshi.

 

 

Etiketa: Maluma protestemPD

Lajme të lidhura

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet
Breaking Views

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26
Para
Bëri sherr për plazhin në Radhimë, arrestohet 36- vjeçari që qëlloi vëllain me armë

Bëri sherr për plazhin në Radhimë, arrestohet 36- vjeçari që qëlloi vëllain me armë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut,...

Lexo më shumë
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26
U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:36 - 05/02/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

10:29 - 05/02/26
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

10:21 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com