GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Gallatë e madhe në dy vrimat e tunelit Kardhiq-Delvinë

17:49 - 04/07/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova, adoleshentja që nuk po rritet, ndërsa krushqit pinë e këndojnë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

Dialog miqësor me Evën

Eva Allushi

Ha ha ha Profesor keni te drejte! Andej kane një ironi të hollë shumë. Para më shumë se 10 vitesh shkoja në Vlorë për ca mbledhje partie. E kësisoj, do të shkoja dhe në Dukat, në vendlindjen e prindërve të mi. Me merr babi mënjanë e më këshillon: Aman Eva të lutem kujdes atje! Sillu mirë me njerëzit se na vjen turp. Mos bej si udhëheqëse e madhe se do ta pësosh. Të tallin ata dhe as nuk e merr vesh fare, u thua dhe faleminderit. Se nuk e durojnë dot mendjemadhësinë.

Artan Fuga

Fiks e dashur Eva! Po duhet shumë orë leksionesh për t’u shpjeguar të interesuarve ndarjen e hollë me teh brisku të metaforës artistike sublimuese nga tallja e rëndë! U shkriva gazit kur ata i tallnin sy më sy ata që u këndonin, sikur ishin male mbi male që ç’ponin malin tej e tej, hahahaha, dhe kur Damjani dhe Belinda që ishin aty kënaqeshin duke dëgjuar këngë për ta në sytë e shefit të tyre. Se lebërit kopila të mbëdhenj fort i thoshin shefit të tyre: shiko si na kanë detyruar të këndojmë për ta në sytë e tu! Tani gjykoje vetë se në çfarë derexheje jemi! Lere atë ezmerin e lezetshëm që e kishin vënë të luante violinë me marshin e barabait a ku dreqin unë se çfarë. Viu viu viuuuuuu. Me vdiq gazit me atë kapelen republikë në kokë që i rrinte ca e vogël në majë të kokës. Një shije banale të bashkosh në tre minuta polifoni labçe dhe muzikë dhome me violinë të luajtur si mos më keq, te vrima e tunelit që kishin çarë titanët. M’u kujtua filmi Koncert në vitin 1936. Nuk dua ta besoj se këtë koncert e kishte aprovuar paraprakisht Mirela, e ish kulturës. Ajo festë e vogël në fakt ishte një denoncim te kryeministri e atyre që i bëjnë popullit këta lokalët apo dikasterialët. I detyrojnë të bëjnë poezi banale, përçudnojnë traditën lokale, i detyrojnë ose i joshin me pesë lekë të bëjnë sazexhiun, venë kalamjtë të lozin në mes të vapës me performancë naive, nxjerrin miletin në pisk të vapës të duartrokasi në dy vrimat e hapura si thoshte kënga nga deputetet e zonës, etj. Prandaj them se kush di t’i lexojë ata burrat e grupit lab aty, me fytyra të tendosura dhe të zymta e kupton se ata po i thoshin kryeministrit: Shih se çfarë na bëjnë! Pastaj nga turpi i mbuluan nga mesi e poshtë me flamurin kombëtar. Në fakt ishte një akt i munguar sikurse do të thoshte Frojdi, sepse ishte një mbulim i fytyrës nga turpi! Çfarë të bënin. Edhe në këngë e kishin thënë : E dimë që do të talleni me! Ishte në tekstin e këngës! Sa gjynah të shkretët! Na kishin thënë: Lutem na kuptoni! Jemi në këtë derexhe nga e keqja, edhe ne vetë e kuptojmë! Ndërkaq në delir e sipër edhe ministrat krejt në delirin e vapës ngrinin himne vetes para kryeministrit që as u a varte torbën fare por ecte në drejtimin e kanalit të çarë brenda në mal. Asnjë punëtor a teknik nga ata që kishin punuar aty. Edhe Mirela e çoi gallatën deri në fund kur i ironizoi gjirokastritë, sikurse jam unë, duke na thënë se tani me tunelin që kishte hapur, shtëpitë e Gjirokastrës ishin me pamje nga deti! O vaj medet – thuaj! Si thoshte ai Gjinokastraliu i tmerrshëm: Anetë të varin torbën për këto rokanisje! Gallatë e madhe, të ardhurit bënin qyfyre me vendasit dhe vendasit talleshin me të ardhurit nën tinguj violinash! Ishte një pamje që të vdisje gazit. Unë jam zbavitur shumë dhe uroj të hapin sa më shumë kanale që të kemi të tilla shfaqje të mrekullueshme humori.

Etiketa: DelvineGallateKardhiqkryesore2madhevrimat

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Aksident në Lushnje, makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aksident në Lushnje, makina përplaset me motorin, një i plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut,...

Lexo më shumë
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26
U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:36 - 05/02/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

10:29 - 05/02/26
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

10:21 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com