GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pengmarrje e vjedhje me dhunë, mbyllen hetimet për vëllezërit Manahasa

14:57 - 05/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pengmarrje e vjedhje me dhunë, mbyllen hetimet për vëllezërit Manahasa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë përfunduar hetimet ndaj vëllezërve Seit Manahasa dhe Kreshnik Manahasa. Dosja e dy të akuzuarve për disa vepra të rëndë penale ka kaluar për gjykim nga prokuroria e Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se akuzohen për heqje të paligjshme në bashkëpunim të lirisë, vjedhje me dhunë në bashkëpunim, ngacmim seksual dhe shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie (Gjobvenie). Gjithashtu Prokuroria Elbasan ka kaluar për gjykim Kreshnik Manahasën për falsifikim dokumentesh.

Seit Manahasa është një emër i njohur për policinë në zonën e Elbasanit. Ai është arrestuar më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit, por që më pas u la i lirë. Policia jep detaje se Manahasa dhe bashkëpunëtori i tij K. M., 37 vjeç, kanë mbajtur peng duke i kërcënuar dhe keqtrajtuar për disa orë personat G. M. dhe F. D. Dy autorët e kësaj ngjarjeje, nëpërmjet dhunës iu kanë marrë 12.000 lekë, ndërsa i kanë shantazhuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh. Pas lirimit, dy personat e rënë pre e dhunës dhe shantazhit kanë shkuar dhe kanë bërë denoncimin në Policinë e Elbasanit, e cila u vu në veprim së bashku me forcat RENEA dhe e arrestoi dje në Peqin, Manahasën dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij 37-vjeçar K. M. “Specialistët për Hetimin e Krimit Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas denoncimit të marrë nga shtetasi G. M. dhe shtetasja F. D. se në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë një poligoni inertesh. U arrestua shtetasi: Seit Manahasa, 38 vjeç, banues në Peqin. Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. M., 37 vjeç, banues në Peqin. Arrestimi i shtetasit S. M. dhe shpallja në kërkim e bashkautorit tjetër, shtetasit K. M., u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit G. M. dhe shtetases F. D., dhe nëpërmjet dhunës iu kanë marrë 12.000 lekë. Njëkohësisht i kanë kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia.
Tre akuza ndaj tyre
Për ngjarjen në fjalë ndaj të arrestuarit Seit Manahasa dhe bashkëpunëtorit të tij me iniciale K. M., i cili vazhdon të jetë në kërkim, rëndojnë 3 akuza “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim. Arrestimi i Manahasës, i cili është person jo pak i njohur për Policinë e Shtetit, është bërë në kuadër të operacionit “Poligoni”, nën aksionin e forcave speciale RENEA. Theksojmë sërish se Manahasa akuzohet për vrasjen e Emiljano Ramazanit më 20 korrik të 2020. Në atë kohë ai u arrestua së bashku me të atin për vrasjen e Ramazanit dhe më pas u lanë të lirë nga Gjykata e Elbasanit, e cila pushoi çështjen për ta në dhjetor të 2020. Gjatë kontrollit në biznesin e tyre iu gjet arma e krimit të përdorur për vrasjen e të riut, një pistoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek luftarak, e fshehur poshtë sabratorit të një makine. Emiljano Ramazani i njohur me nofkën “Rramani” u vra poshtë shtëpisë së tij, teksa ai po parkonte automjetin tip “Ford Fokus”. Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, trupi të cilit u gjet i hedhur në rrugë.

 

Etiketa: KreshnikManhasaSeit

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
E rëndë/ Ra nga dritarja e banesës, ndërron jetë vogëlushi 1-vjeçar

E rëndë/ Ra nga dritarja e banesës, ndërron jetë vogëlushi 1-vjeçar

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com