GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të mashtruar nga inceneratorët, flet Rruzhdije Meta: S’kemi shtëpi, mësova se jam biznesmene nga…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Të mashtruar nga inceneratorët, flet Rruzhdije Meta: S’kemi shtëpi, mësova se jam biznesmene nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thellohet skandali i aferës së inceneratorëve ndërsa një tjetër çift të moshuarish rezultojnë të përfshirë në skemën e mashtrimit. Sipas dokumentave figuron se çiftit Rruzhdije e Shkëlqim Meta i është shitur kompania që ka kryer rreth 30 mln euro evazion fiskal. Për Syri Tv, znj. Meta mohon njohjen me përsonat që mund t’i kenë përfshirë, duke theksuar se janë në gjendje të vështirë ekonomike.

90-vjeçarja Haxhire Gurakuqi nuk është e vetmja pre e skemës gjigande financiare të inceneratorëve, ku dëmi i shkaktuar nga evazioni fiskal përllogaritet në 189 milionë dollarë. Edhe çifti i të moshuarve Ruzhdije e Shkëlqim Meta, rezultojnë të jenë viktimë e kësaj skeme.

Syri Tv ka arritur të kontaktojë me çiftin e të moshuarve, të cilët rezultojnë në kushte të vështira ekonomike, e për më tepër pa një shtëpi ku mund të strehohen. Ruzhdije Meta pohoi se lajmin se ishte biznesmene që kishte blerë kompani që kishte kryer transaksione 30 milionë euro e kishte mësuar vetëm nga televizori, e nuk kishte dijeni se kush mund të jenë personat që kanë bërë këto veprime.

Por teksa çifti i të moshuarve, janë të detyruar nga kushtet ekonomike që të strehohen në shtëpinë e të afrmit të tyre, e në pamundësi për të ngrysur jetën, në dokumentet shtetërore rezultojnë biznesmenë të suksesshëm, të paktën sipas falsifikimit që iu ngarkoi atyre kompanitë me vlerë 30 milionë euro.

Nga ekstraktet e siguruara nga Qendra Kombëtar e Biznesit, rezulton se Ruzhdije e Shkëlqim Meta kanë blerë dhe më pas shitur aksione të kompanive “ELVIS-03 GROUP” dhe “ELVIS CO”.

Shitjet në fjalë sipas dokumetave të QKB, rezultojnë të kenë ndodhur në vitin 2020 (dokumenti 1 faqja 6). Kompanitë janë regjistruar me adresë në Lezhë, Laç e Mamurras, teksa vazhdojnë të jenë aktive, por listuar me flamur të kuq.

E për më tepër Ruzhdie Meta rezulton e punësuar dhe i janë paguar kontributet nga kompania Elvis 03 për periudhat janar-gusht 2017 dhe në muajin janar 2020, që janë edhe periudhat kur janë kryer këto transaksione.

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje
Aktualitet

Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje

10:12 - 11/11/26
Blushi kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Kuvendit për arrestimin e Ballukut
Aktualitet

Blushi debat me Peleshin e Ballën: Doni të qeverisni me shkopinj dhe plumba gome, tërhiqni urgjentisht aktet normative ndaj protestuesve

09:59 - 11/11/26
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së
Aktualitet

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së

09:44 - 11/11/26
Para
Nën hetim nga Guardia di Finanza, Vrioni mes 42 transferimeve të dyshimta të Juves

FOTO/ Vrioni vendos për të ardhmen, MLS destinacioni i ri në karrierën e 23-vjeçarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Duka flet për Maran, zbulon pritshmëritë për kuqezinjtë dhe habit me përgjigjen për Sylvinhon
Sport

Presidenti Duka flet për Maran, zbulon pritshmëritë për kuqezinjtë dhe habit me përgjigjen për Sylvinhon

10:18 - 11/11/26

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në një lidhje live në Klan News, ku zhvilloi një...

Lexo më shumë
Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje

Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje

10:12 - 11/11/26
Blushi kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Kuvendit për arrestimin e Ballukut

Blushi debat me Peleshin e Ballën: Doni të qeverisni me shkopinj dhe plumba gome, tërhiqni urgjentisht aktet normative ndaj protestuesve

09:59 - 11/11/26
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së

09:44 - 11/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com