GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Amnistia fiskale, BE kundër: Dobëson kontrollet e Shqipërisë kundrejt pastrimit të parave

në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Amnistia fiskale, BE kundër: Dobëson kontrollet e Shqipërisë kundrejt pastrimit të parave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Evropian kundërshton nismën e qeverisë Rama për amnistinë fiskale në Shqipëri. Në një deklaratë për shtyp pas takimit të 13-të të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë, thuhet se  Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, e për më tepër, për shkak se rezidentëbe jotatimorë u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për shtetet anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin. Bashkimi Evropian është shprehur kundër draftit aktual të ligjit për amnistinë fiskale në Shqipëri.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, BE-ja nënvizon se ky draft paraqet shqetësime serioze dhe do të dobësojë kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave.

Ndër të tjera, theksohet se kjo do të ndihmonte shumë pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore.

“Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore. Për më tepër, për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për Shtetet Anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin”.

Për sa i përket tatimeve, Komisioni mirëpriti faktin që Shqipëria është juridiksioni i parë në Ballkanin Perëndimor që zbaton Standardin e Përbashkët të Raportimit të OECD-së dhe ka përmirësuar shpejtësinë e rimbursimit të TVSH-së, por shprehu keqardhje që miratimi i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave është vonuar.

Deklaratat e Bashkimit Evropian u bënë në takimin e 13-të të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë që u zhvillua më 29 qershor në Bruksel.

Etiketa: amnistia fiskaleBEKryesore1

Lajme të lidhura

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi
Aktualitet

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi

18:44 - 27/07/26
PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin
Aktualitet

PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin

17:41 - 27/07/26
Protestuesit u zënë pritë deputetëve jashtë Kuvendit pas seancës, tentojnë t’i gjuajnë me vezë
Breaking Views

Protestuesit u zënë pritë deputetëve jashtë Kuvendit pas seancës, tentojnë t’i gjuajnë me vezë

17:11 - 27/07/26
Para
Meta takohet me homologun slloven: Ballkani Perëndimor meriton të anëtarësohen në BE

Meta takohet me homologun slloven: Ballkani Perëndimor meriton të anëtarësohen në BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi
Aktualitet

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi

18:44 - 27/07/26

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar në lidhje me episodin e përplasjes fizike të regjistruar këtë të hënë...

Lexo më shumë
Manchester City, klubi që përfiton më shumë nga Botërori: Merr mbi 4 milionë euro nga FIFA

Manchester City, klubi që përfiton më shumë nga Botërori: Merr mbi 4 milionë euro nga FIFA

18:08 - 27/07/26
PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin

PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin

17:41 - 27/07/26
Protestuesit u zënë pritë deputetëve jashtë Kuvendit pas seancës, tentojnë t’i gjuajnë me vezë

Protestuesit u zënë pritë deputetëve jashtë Kuvendit pas seancës, tentojnë t’i gjuajnë me vezë

17:11 - 27/07/26
Komiteti i Helsinkit reagon pas shoqërimit brutal të protestuesve: Do të ndjekim rrugën institucionale për çdo rast

Komiteti i Helsinkit reagon pas shoqërimit brutal të protestuesve: Do të ndjekim rrugën institucionale për çdo rast

17:01 - 27/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com