GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmi me 7 viktima, i dyshuari për ngjarjen akuzohet për vrasje

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi me 7 viktima, i dyshuari për ngjarjen akuzohet për vrasje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Personi i akuzuar për të shtënat më 4 korrik në afërsi të Çikagos është akuzuar për shtatë vrasje, thanë zyrtarët amerikanë. Robert Crimo, 21 vjeç, do të ndëshkohet “për vrasjet kundër komunitetit tonë”.

Sulmi në Higland Park, ku po mbahej një paradë për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, la të vdekur shtatë persona dhe mbi 30 të plagosur. Rinehart shtoi se dhjetëra akuza të tjera do të ngrehen para se të përfundojë hetimi për këtë ngjarje.

“Këto janë akuzat e para të shumë akuzave që do të ngrehen kundër Crimo”.

I dyshuari po akuzohet se ka qëlluar 70 plumba të një pushke të fuqishme drejt turmës dhe për maskim si grua në mënyrë që të mund të ikte nga vendi i ngjarjes së bashku me turmën.

Pas tetë orësh ndjekjeje më 4 korrik, policia arrestoi Crimon dhe atij më pas iu gjet edhe një pushkë tjetër, e ngjashme me atë që kishte përdorur për ta kryer sulmin. Ndërkaq, edhe tri armë të tjera zjarri iu gjetën në shtëpi.
Policia amerikane ka thënë se beson se i dyshuari kishte pasur dy kontakte të mëhershme me forcat e zbatimit të ligjit, por megjithatë kishte qenë në gjendje që të blinte pesë armë gjatë vitit të kaluar.

Në prill të vitit 2019, policia ishte thirrur në shtëpinë e tij pas supozimeve se ai kishte tentuar që ta vriste veten. Ndërkaq, në shtator të po atij viti, policia ishte thirrur nga një familjar i tij, i cili ka thënë se Crimo kishte kërcënuar se do të “vriste të gjithë”. Në atë rast, policia kishte konfiskuar 16 thika dhe një shpatë në shtëpinë e Crimos. Crimo do të dalë para gjykatës të mërkurën për vrasjen e shtatë personave më 4 korrik. SHBA-ja viteve të fundit po përballet vazhdimisht me të shtëna masive.

Etiketa: PolicisulmViktima

Lajme të lidhura

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Para
Inceneratorët/ I moshuari “milioner” kushëri i Gjiknurit, “shpërthen” deputeti i PS: Shumë të korruptuar…

Inceneratorët/ I moshuari “milioner” kushëri i Gjiknurit, “shpërthen” deputeti i PS: Shumë të korruptuar...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia
Aktualitet

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26

Një apartament në katin e 9-të të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen...

Lexo më shumë
Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

22:43 - 03/08/26
Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

21:34 - 03/08/26
Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

21:01 - 03/08/26
“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com