GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Boçi ironizon Ramën: Pas skandalit të inceneratorëve, tregon përralla me puse nafte

14:06 - 06/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Boçi ironizon Ramën: Pas skandalit të inceneratorëve, tregon përralla me puse nafte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD, Luçiano Boçi thotë se kryeministri Edi Rama “është trembur nga publikimi i fakteve të reja të aferës së inceneratorëve dhe nga protesta e 7 korrikut” he se sa herë i duhet “të mbulojë një skandal të qeverisë ai shpik një ngjarje “të madhe”.

“Edi Rama e përsëriti “zbulimin” e naftës. Nga efekti në ekonomi, që parashikonte në vitin 2019, ai tha dje se rezervat e naftës dhe gazit që do të zbuloheshin nga kompania SHELL, do të ndryshonin të ardhmen e Shqipërisë. Partia Demokratike denoncon mashtrimin e përsëritur të Kryeministrit dhe përçmon si herën e parë, ashtu edhe përsëritjen e talljes publike me shqiptarët”, tha Boçi ne nje deklarate per mediat.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI LUÇIANO BOÇI

Më 23 janar 2019, Edi Rama gëzonte në Tuitter për “një lajm inkurajues”. Shkruante për një rezervë të madhe nafte e gazi të zbuluar nga kompania SHELL në Shpirag.
Ai shtonte se efektet në ekonomi do të ndiheshin që në vitin 2020, pra një vit më vonë.

Kanë kaluar tre vjet e gjysmë nga lajmërimi, dhe 2 vjet nga viti 2020, dhe shqiptarët, të vetmin lajm nga nafta, gazi dhe qeveria kanë rritjen galopante të çmimeve.

Si çdo gjë në Shqipëri që e ka habinë tri ditë, edhe premtimi për rezerva të mëdha nafte do të ishte harruar, nëse Kryeministri nuk do ta kishte përsëritur dje të njëjtën rrenë.

Si vrasës serial i së vërtetës dhe mashtrues klasik, Edi Rama e përsëriti “zbulimin” e naftës.

Nga efekti në ekonomi, që parashikonte në vitin 2019, ai tha dje se rezervat e naftës dhe gazit që do të zbuloheshin nga kompania SHELL, do të ndryshonin të ardhmen e Shqipërisë.

Partia Demokratike denoncon mashtrimin e përsëritur të Kryeministrit dhe përçmon si herën e parë, ashtu edhe përsëritjen e talljes publike me shqiptarët.

Ne gjithashtu duam të bëjmë me dije edhe arsyen e riciklimit të rrenës nga Edi Rama.
Ai është trembur nga publikimi i fakteve të reja të aferës së inceneratorëve dhe nga protesta e 7 korrikut.

Sa herë i duhet të mbulojë një skandal të qeverisë ai shpik një ngjarje “të madhe”.
Bëhet qesharak kur nuk ka më ç’të shpikë dhe riciklon. Bëhet i padurueshëm kur, në kohën e krizës së çmimeve të karburanteve, në vend që të japë zgjidhje tregon përralla me puse nafte.
I vetmi zbulim në naftë është litri me 2.1 euro, që rrënon qytetarët dhe pasuron qeveritarët.
Bashkohuni me ne, nesër në ora 19.00, para Kryeministrisë.
Kur e vërteta është në rrezik, Shqipëria është në rrezik.

 

Lajme të lidhura

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist
Aktualitet

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

14:40 - 08/04/26
Berisha: Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë
Aktualitet

Berisha: Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë

14:24 - 08/04/26
SPAK ‘mësyn’ qelinë e Veliajt dhe Beqajt, kontrolle për aparate telefonike si dhe kërkohet lista e takimeve
Aktualitet

SPAK ‘mësyn’ qelinë e Veliajt dhe Beqajt, kontrolle për aparate telefonike si dhe kërkohet lista e takimeve

14:20 - 08/04/26
Para
Tayna “ankohet” për problemet që has në përditshmëri (VIDEO)

Tayna “ankohet” për problemet që has në përditshmëri (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist
Aktualitet

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

14:40 - 08/04/26

Çmimi i karburanteve në vend ka shënuar sërish rritje, duke arritur në 235 lekë për litër dhe duke rënduar ndjeshëm...

Lexo më shumë
Berisha: Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë

Berisha: Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë

14:24 - 08/04/26
SPAK ‘mësyn’ qelinë e Veliajt dhe Beqajt, kontrolle për aparate telefonike si dhe kërkohet lista e takimeve

SPAK ‘mësyn’ qelinë e Veliajt dhe Beqajt, kontrolle për aparate telefonike si dhe kërkohet lista e takimeve

14:20 - 08/04/26
Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit

25% e mjeteve ngelin në kolaudim për janar-mars 2026, shkak kryesor shkarkimi i gazrave

14:15 - 08/04/26
Noka: Qeveria ia ka dorëzuar çelësat mafias

U padit për shpifje nga punonjësi i burgut të Peqinit, GJKKO shpall të pafajshëm Flamur Nokën

14:09 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com