GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Bie qeveria britanike, 5 arsyet që detyruan kryeministrin Johnson të japë dorëheqjen

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bie qeveria britanike, 5 arsyet që detyruan kryeministrin Johnson të japë dorëheqjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më pak se tre vjet më parë, Boris Johnson udhëhoqi konservatorët në fitoren e tyre më të madhe zgjedhore që nga viti 1987. Tashmë, kryeministri humbi mbështetjen e deputetëve të tij duke u detyruar të japë dorëheqjen. Por cilat janë arsyet që e çuan Johnsonin drejt rënies?

Rënia e lirë e qeverisë së Johnson kulmoi me një skandal seksual pak ditë më parë. Më 29 qershor, deputeti Chris Pincher – në atë kohë, zëvendëskryetar i konservatorëve shkoi në një klub privat në Londër ku u deh dhe kreu veprime të pahijshme seksuale. Ai u akuzua se kishte prekur dy burra, gjë që çoi në një mori akuzash të tjera ndaj tij, disa prej të cilave datonin vite më pare.

Së pari, Doëning Street tha se Johnson nuk ishte në dijeni të “pretendimeve specifike” në lidhje me zotin Pincher përpara se ta emëronte atë në shkurt, por sipas ministrave kjo nuk është e vërtetë. Më pas Johnson e pranoi dhe kërkoi ndjesë lidhur me këtë.

Me parë qeveria Johnson ishte venë në syrin e ciklonit për të ashtuquajturin “partygate”. Në prill të këtij viti, kryeministri u gjobit për thyerjen e rregullave të anti-covid gjatë pandemisë, kur nga njëra vendi ishte ne izolim total dhe merreshin masa për kufizimin e lëvizjes se qytetarëve dhe nga ana tjetër anëtarët e kabinetin organizonin festa ne Doëning Street.Por Johnson ka marre goditje edhe përsa i përket aspektit ekonomik.

Inflacioni është rritur ndjeshëm në vitin 2022, në normën aktuale prej 9.1%.
Shumë nga arsyet ishin jashtë kontrollit të Boris Johnson. Pushtimi rus i Ukrainës, për shembull, ka çuar në rritje të çmimeve të naftës dhe të kostos së ushqimit.

Dhe, ndërsa qeveria ka ndërmarrë disa hapa – për shembull, duke ulur tarifën e karburantit – ajo gjithashtu vazhdoi me një rritje të taksave në prill. Qeveria tha se rritja e taksave do të shkonte për kujdesin shëndetësor dhe social dhe ndryshimet që filluan këtë javë e zbutën goditjen – por kushdo që fiton më shumë se 34,000 paund në vit do të paguajë akoma më shumë. “Në mes të krizës më të keqe të kostos së jetesës për dekada,” tha lideri laburist Sir Keir Starmer në prill, “qeveria zgjedh të rrisë taksat për njerëzit që punojnë”.

Në tetor 2021, një komitet i Dhomës së Ulët rekomandoi një pezullim 30-ditor për deputetin e atëhershëm konservator Oëen Paterson, për shkelje te rregullave te lobimit. Gjithashtu kritikët e tij janë shprehur prej kohësh se Boris Johnson kishte mungesë fokusi dhe idesh në Doëning Street. Gjithashtu humbjet në zgjedhjet e lokale ishin një tjetër goditje Johnson.

 

Lajme të lidhura

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!
Botë

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Para
Mbulohet nga flakët pylli me pisha në Gramsh, rrezikohet pika e karburantit

Mbulohet nga flakët pylli me pisha në Gramsh, rrezikohet pika e karburantit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com