GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Emrat/ Dha sot dorëheqjen, kush pritet ta zëvendësojë Boris Johnson

15:19 - 07/07/22
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Emrat/ Dha sot dorëheqjen, kush pritet ta zëvendësojë Boris Johnson
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria britanike ra sot zyrtarisht ndërsa kryeministri Boris Johnson njoftoi dorëheqjen. Menjëherë në Britani të Madhe  ka filluar gara për udhëheqësin e Partisë Konservatore dhe Britanisë dhe pasuesin e Boris Johnson.

Sipas Sky News, janë tetë kandidatët që kanë më shumë mundësi për të marrë postin.

Ben Wallace- Më i  preferuari

Në sondazhin e fundit të YouGov, Ben Ëallace është kandidati kryesor në betejën për liderin dhe kryeministrin e ardhshëm mes anëtarëve të partisë Konservatore. Ministri i Mbrojtjes është favoriti për të zëvendësuar Boris Johnson.

Ndërsa sondazhi – i kryer të mërkurën dhe të enjten sugjeron se Ëallace (13) është vetëm një pikë përpara Penny Mordot (12) dhe vetëm tre përpara Rishi Sunak (10), ai po del si ‘fituesi i qartë’ nëse do të ishte në një duel “kokë më kokë” me pretendentët e tjerë.

Wallace po merr një epërsi serioze ndaj kandidatëve të tjerë, siç raporton YouGov:

Wallace vs Sunak: 51% vs 30%

Wallace vs Truss: 48% vs 29%

Wallace vs Mordot: 48% vs 26%

Wallace vs Hunt: 58% vs 22%

Ai ka fituar lavdërime për menaxhimin e krizës në Ukrainë dhe vazhdon të jetë një zë kyç në përgjigjen e Britanisë së Madhe ndaj pushtimit rus. Roli i tij në mbikëqyrjen e evakuimit të refugjatëve dhe shtetasve britanikë nga Afganistani u prit gjithashtu mirë.

Wallace gjithashtu ka lidhje të forta me Skocinë. Kjo mund të jetë e favorshme, nëse qeveria përballet me thirrje të vazhdueshme për një referendum të dytë mbi pavarësinë skoceze.

Rishi Sunak

Deri në muajt e fundit, Rishi Sunak, djali i emigrantëve indianë i arsimuar në Oksford, shihej nga shumë deputetë konservatorë si kryesuesi në garën për të zëvëndësuar Johnson.

Një sondazh ekskluziv për Sky Neës në janar tregoi se pothuajse gjysma e anëtarëve të Tory besonin se Rishi Sunak do të bëhej një udhëheqës më i mirë dhe mund të fitonte më shumë vende në zgjedhjet e ardhshme sesa Boris Johnson.

Ministri 42-vjeçar dha dorëheqjen dje, duke thënë: “Është bërë e qartë se qasjet tona janë thelbësisht shumë të ndryshme”, duke iu referuar Johnson.

Liz Truss

Sekretari i Jashtëm është shpallur prej kohësh si një pasardhës i mundshëm i Johnson dhe është i popullarizuar në sondazhet mes anëtarëve të partisë Konservatore. Truss, si Sunak, konsiderohet gjerësisht se ka hedhur bazat për të qenë një udhëheqës në të ardhmen

Ajo është deputete që nga viti 2010. Truss u kthye me nxitim nga Indonezia ku po zhvillohej Samiti i Ministrave të Jashtëm të G20-ës dhe në zhvillimet e vrullshme që priten duket se edhe ajo vetë do të luajë një rol katalitik.

Jeremy Hunt

Kryetari aktual i Kujdesit Shëndetësor dhe Social ishte kundërshtari i balotazhit të Boris Johnson në zgjedhjet e fundit të lidershipit konservator në 2019. Vija ndarëse në këtë konflikt ishte Brexit dhe premtimi i Johnson për t’u larguar nga BE, duke marrë 66% të votave.

Me ardhjen e tij në pushtet, Boris Johnson befasoi shumë duke shkarkuar Jeremy Hunt nga posti i sekretarit të jashtëm. Hunt është një pretendent i fortë nëse vendos të hyjë në garë.

Sajid Javid

Sajid Javid shërbeu pothuajse të gjitha postet e larta të kabinetit. Ai ishte së fundmi ministër i shëndetësisë, por ka shërbyer si kancelar dhe në ministritë e Brendshme, të strehimit, të biznesit dhe të kulturës.

Djali i një shofer autobusi pakistanez, një emigrant, i cili jetonte sipër një dyqani në Bristol dhe u bë bankier dhe më pas politikan. Mbështetja e tij për fushatën Remain në referendumin e Brexit dhe mbështetja për masat e Planit B për COVID mund të shtyjë disa deputetë konservatorë që ta mbështesin atë, por ai është një kandidat i rëndësishëm në garën e lidershipit, raporton abcneës.al.

Priti Patel

Priti Patel ishte një mbështetëse e madhe e Boris Johnson në 2019. Popullariteti i saj në mesin e krahut të djathtë të partisë parlamentare do të thotë që kandidatura e saj nuk duhet të përjashtohet, por pyetjet rreth trajtimit të krizës së fundit të migracionit ka gjasa të kenë ulur shanset e saj.

Dominic Raab

Dominic Raab mori detyrën si kryeministër kur Boris Johnson u prek nga COVID në pranverën e vitit 2020. Sipas mediave britanike, konservatorët kërkojnë që të marrë detyrën një kryeministër në detyrë, me arsyetimin se ai do të rikthejë të gjithë ata që kanë dhënë dorëheqjen dhe qeveria do të vazhdojë punën deri në tetor.

Nëse kjo ndodh, politikani jo aq i popullarizuar mund të fitojë një avantazh të rëndësishëm.

Michael Gove

Ai aktualisht shërben si Ministër për Strehimin dhe Komunitetet. Michael Gove do të ishte një nga kandidatët më me përvojë nëse ai zgjedh të hyjë në betejën e lidershipit.

 

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
“S’e kam të qartë”, Brnabiç reagon pas rezolutës së PE për njohjen e Kosovës

“S’e kam të qartë”, Brnabiç reagon pas rezolutës së PE për njohjen e Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com