GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ishte në kërkim për “Masakrën e Çoles”, momenti i arrestimit të autorit dhe vëllait të tij (VIDEO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ishte në kërkim për “Masakrën e Çoles”, momenti i arrestimit të autorit dhe vëllait të tij (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot është bërë i mundur arrestimi i njërit prej autorëve të asaj që njihet si masakra e Çoles.

Arrestimi i të shumëkërkuarit i dënuar me 35 vjet burg, është bërë ndërsa ai ishte së bashku me një tjetër person i identifikuar si Elton Begaj, i cili sipas burimeve është vëllai i tij.

Siç mund ta shihni  në pamje dy të rinjtë janë të shtrirë në tokë ndërsa policia u vë prangat.  Aty pranë dhe një çantë dore dhe një pistoletë.

Të dy të rinjtë po qarkullonin me një mjet tip “Citroen”, ndërsa policia kishte marrë informacion se ata posedonin armë me vete, por pa e ditur se me kë kishin të bënin.

Pas disa minutash ndjekjeje, të rinjtë kanë ndalur makinën dhe kanë hedhur armët, ndërsa janë munduar të largohen me vrap, por janë arrestuar pak metra më tutje nga policia.

Ani Begaj, edhe pse një ndër autorët kryesorë të masakrës së Çoles në prill të  2015, nuk u arrestua asnjëherë pasi dyshohet se pas masakrës ai u arratis jashtë vendit ku dyshohet që qëndroi në Greqi, dhe kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri.

Në Prill të 2015, pas një sherri në kazino, mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Prokuroria akuzoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

Gjatë seancave të gjata në Shkallën e Parë, atë të Apelit dhe Gjykatën e lartë, përfundimisht u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

Masakra e Çoles, e cila nisi si një sherr banal, krijoi për vite të tëra në Vlorë një zinxhir vrasjesh mafioze.

Etiketa: Masakra e Coles

Lajme të lidhura

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
Aktualitet

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

15:38 - 16/10/26
Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur
Aktualitet

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:11 - 16/10/26
I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë
Aktualitet

I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë

14:52 - 16/10/26
Para
Protesta e PD-së/ Këlliçi thirrje qytetarëve: Mos u trembni nga blindat

Protesta e PD-së/ Këlliçi thirrje qytetarëve: Mos u trembni nga blindat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
Aktualitet

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

15:38 - 16/10/26

Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar se për shkak të situatës aktuale dhe protestave të dhunshme studentore në kryeqytet,...

Lexo më shumë
Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:11 - 16/10/26
I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë

I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë

14:52 - 16/10/26
Ish-sekretarja e Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK

Ish-sekretarja e Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK

14:40 - 16/10/26
OKB reagon për dhunën në Tiranë: Të garantohet siguria dhe dinjiteti i protestuesve!

OKB reagon për dhunën në Tiranë: Të garantohet siguria dhe dinjiteti i protestuesve!

14:10 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com