Ndeshja mes Lechia Gdansk dhe Akademija Pandev, e vlefshme për turin e parë të Conference League ka dalë jashtë pritshmërivë.
Arbitri kryesor i takimit vendosi të ndërpresë takimin në minutën e tetë. Shkak u bë një sherr mes tifozëve të skuadrës polake, të cilët në Polsat Plus Arena duket se nuk kishin shkuar për të parë ndeshjen, por për të krijuar kaos.
Për të qetësuar gjithçka u nevojitën forcat e policisë, me takimin që ka rifilluar tashmë.
#LechiaGdańsk ⁉️pic.twitter.com/6ThgfmCLwn
— Prezes 🇵🇱 💯 (@PrezesMarek) July 7, 2022
Ndërkaq në “Elbasan Arena” sfida mes Laçit dhe Iskras u mbyll 0-0 duke lënë kështu gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit e cila do të luhet më 14 korrik.
Discussion about this post