GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Siguria rrugore/ Makina inteligjente e policisë kap problemet në rrugë, hiqen 53 leje drejtimi

14:29 - 08/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Siguria rrugore/ Makina inteligjente e policisë kap problemet në rrugë, hiqen 53 leje drejtimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijojnë kontrollet intensive nga policia Rrugore në të gjithë vendin, duke përdorur 11 makinat inteligjente, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë, radarët automatikë, kamerat, aparatet fotografike, dronët dhe patrullat në lëvizje me mjete të paloguara, të cilat po monitorojnë qarkullimin rrugor, në të gjitha rrugët e vendit.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore në të gjithë vendin, janë pezulluar 53 leje drejtimi, 44 prej tyre, për shpejtësi që varionin nga 169 km/h deri në 176 km/h; 4 leje, për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur dhe 5 leje drejtimi janë pezulluar për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, 1 për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe 2 të tjerë për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.

Gjatë 24 orëve monitorim, nga pajisjet logjistike bashkëkohore që Policia Rrugore ka në dispozicion, u ndëshkuan me masa administrative, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor:

923 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; 404 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve; 511 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit; 201 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia e Shtetit, nisur nga fakti që gjatë fundjavës fluksi i qarkullimit rrugor është më i madh, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në radhë kur ka fluks automjetesh, të zgjedhin rrugë alternative për kthimin në Tiranë, si dhe të menaxhojnë shpejtësinë e qarkullimit, sipas normave të lejuara, pasi çdo aks rrugor në vend po monitorohet në çdo moment nga mjetet logjistike bashkëkohore, jo për të rritur numrin e masave administrative, por me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, me qëllim që të parandalojmë aksidentet dhe të rritim parametrat e sigurisë rrugore.

Etiketa: leje drejtimimakina inteligjentePoliciasiguria rrugore

Lajme të lidhura

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Para
Ushtronin dhunë në familje, dy të arrestuar në Vlorë

Ushtruan dhunë ndaj të dashurave, në pranga dy të rinj në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com