Një nga ngjarjet e djeshme që tronditi opinionin publik, ishte dhe vdekja e gazetarit Kastriot Myftaraj. Për analistin Ilir Kulla, ai u vetëvra duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit, por theksoi se autoritetet bënë gabim që nuk sqaruan publikun për vdekjen e tij.
“Unë mendoj se u vetëvra. Por autoritet bënë gabim që nuk sqaruan publikun për vdekjen e tij” – u shpreh Ilir Kulla.
Ndërsa Arjan Curri u shpreh në “Zonë e Lirë” se “gazetarin e vrau ndërgjegja e tij”, duke shtuar se ishte një personazh i njohur por Policia e la thjesht me inicialet K.M.
“Ai ishte një personazh dinakërisht i njohur, por s’mund të ishte K.M-ja. Ahmed Kalaja u kujtoi njerëze se ai i urrente myslimanët. Madje ka bërë padi penale për Kuranin.unë mendoj se njerëzit duhetb të gjykohen edhe pas vdekjes. Jo kalaja i ka ftuar besimtarët myslimanë të luten për shpirtin e Kaçit.Për mua e vrau ndërgjegja e vet” – tha Arjan Curri.
Discussion about this post