GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dendias apel BE-së nga Kroacia: Mos harro Shqipërinë e RMV

07:49 - 10/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dendias apel BE-së nga Kroacia: Mos harro Shqipërinë e RMV
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka apeluar për më shumë vëmendje nga Evropa kundrejt Ballkanit në “Forumin e Dubrovnikut” në Kroaci, që u mbajt sot. Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së jashtme greke shkruhet se Dendias theksoi nevojën për të adresuar sfidat e Ballkanit Perëndimor.

Duke iu referuar procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, ai kujtoi se Greqia ishte vendi i parë në rajon që u bashkua me BE-në, por shtoi se edhe vendet e tjera duhet të ndjekin të njëjtat hapa. Dendias thotë se që të gjithë duhet të kontribuojnë sa më shumë për dialogun Prishtinë-Beograd.

Kryediplomati grek theksoi se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë vonuar për një kohë të gjatë dhe fakti që ka kandidatura të reja, siç është Ukraina, nuk duhet ta bëjë Evropën të harrojë se sa e rëndësishme është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ta vijojnë këtë proces.

Pjesë nga deklarata e Dendias:

Ajo që na mëson të gjithëve pushtimi rus i Ukrainës është nevoja për t’u rreshtuar pas së Drejtës Ndërkombëtare, kundër revizionizmit, kundër çdo lloj tentative për të ndryshuar kufijtë me forcë, kundër luftës. Ne të gjithë do të dëshironim që Bosnje-Hercegovina të ishte një histori suksesi, por të gjithë e dimë se ajo është potencialisht një fuçi baruti. Ne mendojmë se kemi përmbushur detyrimin tonë për Ballkanin Lindor: Rumania, Bullgaria. Por edhe Ballkani Perëndimor ka nevojë për ndihmën e Greqisë, Kroacisë dhe anëtarëve të tjerë për të përmbushur të ardhmen e tyre evropiane. egociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë vonuar për një kohë të gjatë dhe fakti që kemi kandidatura të reja, siç është Ukraina, “nuk duhet të na lejojë të harrojmë se sa e rëndësishme është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ta nisin këtë process. Ne duhet të tregojmë se BE-ja është në gjendje të përmbushë premtimet e saj. Dhe ka edhe premtime të tjera që duhet të realizohen, siç është liberalizimi i vizave për Kosovën nga BE-ja, të cilat nuk i kemi përmbushur. BE duhet të jetë shumë më e pranishme në Ballkanin Perëndimor.

Etiketa: BENikos DendiasRMVShqiperi

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Skandal në festën e socialdemokratëve në Gjermani, grave ju hodh “drogë përdhunimi” në pije

Skandal në festën e socialdemokratëve në Gjermani, grave ju hodh “drogë përdhunimi” në pije

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25

Pasi ngritën zërin për zaptimin e tokave të tyre në fshatin Boçovë të njësisë administrative Levan, nga kompania “Bervi Construction”,...

Lexo më shumë
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com