GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ngjiteshin në vilat luksoze si “mace”, shkatërrohet banda e “skifterëve” në Spanjë, mes tyre dhe shqiptarë

18:11 - 10/07/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ngjiteshin në vilat luksoze si “mace”, shkatërrohet banda e “skifterëve” në Spanjë, mes tyre dhe shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një bandë grabitësish që shenjestronte vilat luksoze në Spanjë, është çmontuar . Operacioni i koduar “Mare Nostrum” çoi në gjurmët e bandës që njihej për sulmet ndaj shtëpive dhe vilave luksoze. Banda e skifterëve , vepronte kryesisht nga ora 19:00 deri në orën 22:00. Sipas hetuesve, grabitësit zgjidhnin me kujdes, shtëpi që i përkisnin pronarëve me pushtet. Për të hyrë në banesë ata ngjisnin muret rrethuese të vilave me anë të një mjeti (kaçavidë, kanaçe) dhe më pas hapnin dyert ose dritaret. Ndërkohë sipas edhe disa të dhënave nga dëshmitarët gjatë një rasti kishin parë dy persona futeshin në vila me kapuç, ndërsa në një automjet i prisnin dy miq për të siguruar arratisjen. Dëshmitë e fqinjëve dhanë informacione që më vonë do të ishin thelbësore për hetimet dhe operacioni.

Disa ranë dakord të përshkruanin praninë e dy makinave me lëvizje të madhe, ndërsa treguan: Njëra prej tyre ishte një Audi A3 e bardhë; tjetra, A6 gri me një zhurmë karakteristike të motorit kur përshpejton.

E gjithë kjo bëri të mendonin se kishin të bënin me një grup të organizuar, profesional, me siguri të përbërë nga qytetarë të Evropës Lindore, dhe në fakt rezultoi se nuk ishin gabuar.

Baza e organizatës ishte e vendosur jashtë Spanjës, në Shqipëri, Austri dhe Greqi.

Midis janarit dhe qershorit, grupi dukej se nuk ishte në aksion, por hetuesit e Rajonit dhe Malaga nuk i pushuan hetimet dhe deri në qershor, ata i kishin atribuuar rrjetit të hajdutëve të vilave luksoze 15 grabitje me forcë të kryera në rajon (në Murcia dhe Kartagjenë); Alicante (në Pilar de la Horadada) dhe Malaga (në Costa del Sol).

Duket se anëtarët e grupit në Shqipëri kishin planifikuar të ktheheshin në Spanjë, ku edhe nisën aksionin e tyre për grabitjen e vilave luksoze, shkruajnë mediat e huaja.

“Ata filluan të merrnin makina me qira dhe nisën të interesoheshin për shtëpitë. Blenë veshje shumë prej të cilave me ngjyrë të zezë, doreza, kapele, të gjitha këto në mes të qershorit”, sqarojnë autoritetet.

Ndërkohë shkëmbimi i informacionit të kryer nëpërmjet Zyrës së Atasheut të Brendshëm në Bullgari dhe mbështetjes operacionale të saj në Shqipëri, bëri të mundur zbulimin e anëtarëve të bandës, të cilët u zbuluan ditë më vonë në Malaga.

Ky ishte edhe momenti kur u aktivizuan skuadrat e ndryshme të policisë, pasi mësuan se kishin marrë apartamente me qira në ishullin Ibiza si edhe një vilë në Malaga.

Nga vëzhgimet e kryera rezultoi se anëtarët e organizatës frekuentonin ambientet e disa vilave private të marra me qira nga futbollistë me famë ndërkombëtare.

Të martën, më 28 qershor, pajisja e vendosur zbuloi lëvizjet e anëtarëve të organizatës në zonat pyjore. Gjithashtu, u mësua se Audi A6 ngjyrë gri, tip stacion, do të hipte në traget me destinacion Denia.

Në atë kohë dihej tashmë se dy ditë më parë ata kishin bastisur vilën e ish-futbollistit Ronaldo Nazario, e vendosur në Sant Josep, ku ishte me pushime me familjen lojtari i Paris Saint-Germain.

Futbollisti denoncoi vjedhjen e nëntë orëve të markës ekskluzive, shtatë gjerdaneve të stilistëve, unazave dhe vathëve, të gjitha të vlerësuara në më shumë se tre milionë euro, saktësisht 3,382,100 euro.

Agjentët e Njësisë Qendrore të Madridit dhe grupit të grabitjes Murcia do të përfundonin operacionin “Mare Nostrum”, i cili arriti të çmontonte organizatën dhe të arrestonte shtatë persona, pesë shqiptarë, një spanjoll dhe gruan e tij me kombësi rumune.

 

Lajme të lidhura

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë
Aktualitet

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Pranë hapjes së zjarrit, përplasje mes avionëve kinezë dhe japonezë mbi ishullin Okinawa
Botë

Pranë hapjes së zjarrit, përplasje mes avionëve kinezë dhe japonezë mbi ishullin Okinawa

15:42 - 07/12/25
Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25
Para
Ministrja e re e Arsimit u drejton gishtin e mesit protestuesve (Foto)

Ministrja e re e Arsimit u drejton gishtin e mesit protestuesve (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë. Një 26-vjeçar i identifikuar si...

Lexo më shumë
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

09:06 - 08/12/25
“Dita e Rinisë”, 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përkujtohet 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90

08:58 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com