GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shtohen frikshëm punonjësit në Administratë/ Ndikimi shkatërrues në ekonomi, skemat abuzuese

13:51 - 11/07/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Shtohen frikshëm punonjësit në Administratë/ Ndikimi shkatërrues në ekonomi, skemat abuzuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare ka rritur përgjatë këtij viti numrin e punonjësve në Administratë me qëllimin që shërbimi të jetë më i mirë, më efektiv dhe të përshpejtojnë përmirësimin e ekonomisë së vendit. Në fakt ka ndodhur e kundërta, Administrata ka ndikuar negativisht sa i përket rritjes ekonomike. Në një raport të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave evidentohet se, kontributi i sektorit publik në ekonomi ka ardhur në përkeqësim në muajt e parë të vitit 2022, edhe pse vetëm këtë vit qeveria kishte parashikuar 330 punonjës të rinj në Administratë.

Sipas mekanizmave në vendin tonë sektori publik nëpërmjet mjeteve të punësimit, investimeve, duhet të jetë kontribuuesi më i madh në ekonomi, por duke marrë parasysh abuzimet që bëhen, çdo vit po ndodh e kundërta. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parës sektori publik shënoi tkurrje me -1,29 % duke kontribuar negativisht në rritjen ekonomike të vendit. Në raport evidentohet se, rënia erdhi nga abuzimet e vitit të kaluar për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të prillit administrata publike shënoi një ekspansion të fortë në ekonomi nëpërmjet rritjes së punësimit dhe investimeve publike dhe shpenzimeve të tjera buxhetore.

“Në tremujorin e parë 2021, sektori publik u rrit me 7.5 % ndërsa në tremujorin e dytë 2021 për shkak të zgjedhjeve sektori publik u zgjerua me 16.8%. Për shkak të ritmeve të larta jo të zakonta të rritjes së vitit të kaluar, në tremujorin e parë 2022 sektori publik u përball me rënie në tremujorin e parë. Në tremujorin e parë të vitit 2022 shpenzimet e përgjithshme buxhetore pësuan rënie me 0.5% në raport me të njëjtën periudhe të vitit 2021. Qeveria po tregohet e kujdesshme në shpenzimet buxhetore pasi për të njëjtën periudhe ka akumuluar suficit buxhetor 21 miliardë lekë, një rekord historik”, thuhet në raport.

Ndërkohë, të dhënat e mëposhtme tregojnë se numri i punonjëseve në Administratë kalon edhe parashikimet fillestare. Të dhënat e INSTAT tregojnë se, në tremujorin e parë 2022 personat e punësuar në sektorin shtetëror që paguan sigurime arritën në 184,205 ose (+0.3%) 627 persona më shumë se në fund të vitit. Ndërsa në fillim ishin  parashikuar 333 punonjës më shumë.

 

Si fryhet Administrata

Administrata publike është sektori i tretë më i madh ekonomik. Sektori përfshin mbrojtjen, arsimin, shërbimet sociale dhe administratën tjetër publike, dhe mesatarisht përbën 17% të aktivitetit ekonomik. Çdo kush do ta lakmonte një vend në Administratë, por pozicionet e punës atje tashmë vështirë se fitohen me konkurrencë, por me miqësisë dhe mbështetje partiake. Kjo është arsyeja që në çdo fushatë zgjedhore ndodhin ndryshime të mëdha në institucionet publike, ose shtohet në mënyrë të shpejtë numri i punonjësve.  E njëjta skemë ndodhi në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në prag të zgjedhjeve qeveria vendosi të krijojë vende të reja pune në administratën publike. Deri diku vendim që pritej, pasi tashmë Administrata është kthyer në një karrem për vota nga të  gjitha partitë në vend dhe sidomos ajo që gjendet në qeveria.

Në 7 janar 2021me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave qeveria vendosi të hapë mbi 700 vende të reja pune. Vendet vakante ishin të përcaktuara për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues, për kategorinë e mesme dhe të ulët si dhe për kategorinë ekzekutive. Punësimet elektorale janë një nga mekanizmat më të përdorur për të ardhur në pushtet. Kjo fryrje e administratës vjen në një kohë krize ekonomike për Shqipërinë ndërsa borxhi publik ka rritur në nivele shumë të larta. Në total për vitin e kaluar shtesa e punonjësve në administratë kapi nivele rekord me 1244 të tillë.

Ndërkohë edhe në fillim të këtij viti u hartua vendimi për shtim të punonjëseve në Administratë, por vetëm në 2 muajt e parë, u regjistruan 450 punonjës më shumë, të paktën kështu tregojnë të dhënat e Open Data. Në një raport të publikuar Open Data tregon se në vitin 2022 rezultojnë 65 institucione buxhetore të cilat përfaqësojnë institucionet publike, si: Presidenca, Parlamenti, Qeveria, Sistemi i Drejtësisë dhe Gjykata Kushtetuese. “Tre institucione të reja planifikojnë staf dhe kosto buxhetore në 2022. Konkretisht Agjencia Kombëtare e Rinisë me 20 persona staf; Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës e cila planifikohet të ketë 73 persona të punësuar dhe Agjencinë për Media dhe Informim me 69 punonjës buxhetor”, tregohet në raport.

Në raport thuhet se, numrin më të lartë të punonjësve e regjistrojnë ministritë, me në krye Ministrinë e Arsimit. Madje në vitet e fundit situata është bërë abuzive, pasi disa prej punonjësve pothuajse nuk kanë asnjë rol dhe nuk janë të nevojshëm. Sipas “Open Data”, kjo skemë rrjedhimisht përkthehet në para të çuara dëm për punë që nuk bëhet.  Mijëra punonjës të Administratës paguhen me taksat tona dhe në përfundim kurrë nuk janë në shërbim të qytetarëve dhe me paaftësi po degradojnë ekonominë  e vendit/ Esmeralda Hida/

Etiketa: abuzimeadministratakryesore2partipunonjesshkelje ligjivende punezgjehdje

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Pas Butrintit e Pallatit të Brigadave, qeveria jep me koncesion edhe Amfiteatrin e Durrësit

Pas Butrintit e Pallatit të Brigadave, qeveria jep me koncesion edhe Amfiteatrin e Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debutim i ‘çmendur  Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq
Sport

Debutim i ‘çmendur Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

Kristjan Asllani ka bërë një debutim të pazakontë në radhët e skuadrës së Beshiktashit, ku u transferua vetëm gjatë ditës...

Lexo më shumë
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com