GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria zyrtarizon akuzat, ngjarja në Elbasan ka 10 të pandehur

16:02 - 11/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 6 efektivët e “Shqiponjave” vijojnë të pezulluar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-efektivi i repartit Special RENEA, Arbër Paplekaj zyrtarisht është marrë i pandehur nga prokuroria e Elbasanit Paplekaj akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese” në dëm të 1 ose më shumë personave kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë individëve” si dhe “Plagosjen e punonjëses së Policisë së Shtetit”. Vendimi për marrjen të pandehur dhe mbyllja e hetimeve, i është komunikuar javën e kaluar në burg Paplekaj, nga prokurori i çështjes Ritvan Suka.

Arbër Paplekaj, rezulton autor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit (Pipi), tentativës së vrasjes të dhëndrit të tij, Eltjon Bodinaku, si dhe plagosjes së punonjëses së policisë, Xhensila Sota. Deri në këtë fazë të hetimit, prokuroria e Elbasanit nuk ka qenë në gjendje të zbulojë se kush nga personat në përplasjen me armë të 21 Prillit 2021, ka plagosur, dy ish-policët Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, të cilën ishin pjesë e Strukturës së Mbrojtjes së Votës të Partisë Demokratike, ku aderonte dhe Arbër Paplekaj.

Për zbulimin e autorëve të plagosjes së tyre, hetimi është ndarë në një procedim tjetër, duke i lënë detyra të tjera policisë kriminale, me qëllim zbulimin e ngjarjes. Njëherësh mbyllja e hetimeve dhe komunikimi i akuzës “Shpërdorim detyre”, i është bërë dhe dy zv/drejtorave të Policisë së Qarkut Elbasan, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, të cilët aktualisht ndodhen në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Mësohet se të pandehur në këtë dosje, janë marrë dhe 6 efektivët e patrullës “Shqiponja” si Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Besmir Kadiu, Donald Dedja dhe Erjon Meçja, të cilët do përballen në gjykate me akuzën e “Deklarimit të rremë”. Gjithashtu nën akuzë është vënë dhe i riu Eldjo Beko, ndaj të cilit mësohet se prokuroria ka ngritur akuzën e “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Ndërsa për Klemend Xhaferin ose siç njihet ndryshe në Elbasan si “Kel Çami”, është kërkuar pushimi i akuzës së vrasjes, pasi nga pamjet filmike rezulton të mos ketë pasur armë në dorë dhe nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm ndaj personave në vendngjarje. Por ai vrapon për t’ju shmangur plumbave. Xhaferi për 13 muaj qëndroi në arrati, ndërsa doli nga gjendja e arrestit në burg, në datën 13 Maj 2022, pas një vendimi të dhënë nga gjykata e Elbasanit. Nga gëzhojat e gjetura në vendngjarje rezulton se ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj ka qëlluar 7 herë nga pistoletë tip Glock 9mm, ndërsa nga pistoleta izraelite e cila ende nuk është gjetur është qëlluar 13 herë.

Në vendngjarje ka tre lloj armësh me të cilat është qëlluar.

Të pandehur për vrasje

Arbër Paplekaj

Të pandehur për shpërdorim detyre
Zv/drejtori Nikollaq Palla
Zv/drejtori Albert Nushi

Të pandehur për deklarim të rremë

Dedjon Duraku, polic
Pëllumb Biçaku, polic
Erjon Balla, polic
Besmir Kadiu, polic
Donald Dedja, polic
Erjon Meçja, polic

Të pandehur për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës
Eldjo Beko

Pushim akuze

Klemend Xhaferi

 

 

Etiketa: ElbasanKryesore1NgjarjapandehurPjerin XhuvaniProkuroriaVrasja

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Para
Nuk u kujdes për ta gjatë pandemisë, prindërit përjashtojnë nga trashëgimia djalin

Nuk u kujdes për ta gjatë pandemisë, prindërit përjashtojnë nga trashëgimia djalin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

Sali Berisha ka komentuar foltoret e Ervin Salianjit dhe Ilir Alihmemetit me demokratët, duke u shprehur se nuk impresionohet nga...

Lexo më shumë
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com