GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“U harxhuan 15 mln euro për 6 ditë energji”, Elezi: SPAK të nisë hetimet e menjëhershme

16:10 - 11/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“U harxhuan 15 mln euro për 6 ditë energji”, Elezi: SPAK të nisë hetimet e menjëhershme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me anë të një deklarate për mediat, eksperti për energjinë elektrike në Partinë Demokratike, Eduart Elezi, ka akuzuar KESH-in se ka harxhuar 15 milionë euro më shumë, se vlera reale e blerjes për 6 ditë energji. Ai është shprehur se, qeveria po vazhdon të vjedhë shqiptarët. Më tej ai i bën 4 pyetje qeverisë, që sipas tij vërtetojnë abuzimin e qeverisë me blerjen e energjisë elektrike.

Deklaratë nga PD, eksperti Eduart Elezi:

“Korporata Elektro-Energjetike shqiptare, e kthyer në ‘KESH-in e partisë’, ka shpenzuar të shtunën 20 milion euro për blerje energjie. Nëse mendoni se me aq para është blerë energji për disa muaj, e keni gabim. Bëhet fjalë për vetëm një javë, periudhën 11-17 korrik. Çka e kthen këtë rast në skandal dhe shpërdorim të parasë publike, është fakti se ditën kur është bërë blerja, çmimi në bursë ka qenë 110 euro për MëH. KESH ka shpenzuar 473.76 Euro/MëH.  Sipas një përllogaritje të shpejtë janë harxhuar 15 milion euro më shumë.

Partia Demokratike bën këto pyetje, në emër të çdo qytetari që shqetësohet për çmimin e energjisë, sepse e paguan nga xhepi:

Pse për këtë blerje është harxhuar trefishi i çmimit të bursës?

Pse KESH nuk ka siguruar energji elektrike përmes procedurave mujore apo 3 mujore, por ka blere energji me periudha disa ditore?

Pse KESH ka zhvilluar rreth 45 procedura blerje të energjisë elektrike, nga janari deri tani, duke fshehur të dhënat e këtyre tenderave?

Pse KESH nuk ka publikuar të dhënat e kompanive pjesëmarrëse në tender, çmimet e ofruara prej tyre, apo fituesit?

Pse qeveria, ndërkohë që ka deklaruar krizë energjetike deri në Dhjetor 2022, nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar krizën?

Partia Demokratike i kërkon SPAK të nisë hetimet e menjëhershme për zbardhjen e abuzimeve në sektorin e energjetikës, që nga tenderat sekretë deri te financat e operatorëve të fushës” – është shprehur eksperti Eduart Elezi.

 

Etiketa: Eduart ElezienergjieuroHarxhuanhetimetSpak

Lajme të lidhura

Ja kush janë gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e Kryeministrit Rama për Ballukun
Breaking Views

Ja kush janë gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e Kryeministrit Rama për Ballukun

22:39 - 06/02/26
Vendimi i plotë i Kushtetueses/ Rama humb betejën kundër SPAK, Balluku pezullohet nga detyra
Breaking Views

Vendimi i plotë i Kushtetueses/ Rama humb betejën kundër SPAK, Balluku pezullohet nga detyra

22:13 - 06/02/26
Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë
Breaking Views

Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

21:49 - 06/02/26
Para
Vdekja e 38-vjeçarit duke pastruar pusin, zjarrfikësi: I nxorëm gjallë, i riu do kishte shpëtuar nëse…

Vdekja e 38-vjeçarit duke pastruar pusin, zjarrfikësi: I nxorëm gjallë, i riu do kishte shpëtuar nëse...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuqezi në skenën olimpike, Denni Xhepa dhe Lara Colturi parakalojnë me flamurin shqiptar
Breaking Views

Kuqezi në skenën olimpike, Denni Xhepa dhe Lara Colturi parakalojnë me flamurin shqiptar

22:55 - 06/02/26

Shqipëria, e cila do përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore të ‘Milano Cortinës 2026’ me katër skiatorë, ka bërë parakalimin e...

Lexo më shumë
Ja kush janë gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e Kryeministrit Rama për Ballukun

Ja kush janë gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e Kryeministrit Rama për Ballukun

22:39 - 06/02/26
Vendimi i plotë i Kushtetueses/ Rama humb betejën kundër SPAK, Balluku pezullohet nga detyra

Vendimi i plotë i Kushtetueses/ Rama humb betejën kundër SPAK, Balluku pezullohet nga detyra

22:13 - 06/02/26
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohet me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohet me burg përjetë dy autorët

22:03 - 06/02/26
Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

21:49 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com