GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Zyrtarët serbë e ‘vazhdojnë’ gjenocidin e Srebrenicës!

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Duhet të na shqetësojnë provokimet serbe po aq sa mos shqetësimi i Piktorit ndaj armatosjes së Serbisë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

Sot shënohet 27-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, ku forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Dhe 27 vite me radhë, zyrtarët serbë e vazhdojnë fushatën për mohimin e këtij gjenocidi, me arsyetimin se nuk janë përfshi edhe viktima gra e fëmijë!? Me çka edhe mund të thuhet se, duke dashur t’ua shpërlajnë mëkatin vrastarëve të vet monstruoz, ata vetëm sa e ‘vazhdojnë’ gjenocidin e Srebrenicës.

Përndryshe Srebrenica asokohe ishte shpallur nga OKB-ja si “zonë e sigurt”, por trupat holandeze nuk vepruan, me çka forcat serbe e pushtuan zonën duke vrarë rreth 2 mijë njerëz në një ditë të vetme dhe, duke e vazhduar masakrën në mbi 15 mijë njerëz të tjerë që ishin fshehur në malet përreth,

Andaj edhe mundë të thuhet se Srebrenica nuk shpërfaqë vetëm fytyrën kriminale të vrasësve serb, por edhe atë të pandjeshmërisë së kësaj bote ndaj myslimanëve të BeH!

Pra, ushtarët serbë vranë 8000 burra e djem boshnjakë, edhe atë duke i marrë nga duart e ushtarakëve evropianë, që kishin ardhur t’i mbronin myslimanët e Bosnjës.

Po pra, edhe sot, 27 vite pas gjenocidit në Srebrenicë, nuk mungojnë zëra që bëjnë përpjekje ta mohojnë atë dhe ta heshtin të vërtetën për masakrën më çnjerëzore të ndodhur në Evropën e pasluftës së Dytë Botërore.

Më në fund, nuk është e panjohur se jo gjithmonë dhe jo njësoj, kjo botë ka ndje dhembshuri ndaj tragjedive dhe viktimave. Pastaj, nëse nuk je popull që ka forcë ta imponojë të vërtetën e vet, atëherë kotë e ke të shpresosh se bota rrotullohet rreth boshtit të së drejtës dhe dhembshurisë ndaj viktimës.

 

Etiketa: gjenocidkryesore2serbetSrebreniceszyrtaret

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
Gjermania në krizë për punonjës, mungesa e personelit paralizon turizmin

Gjermania në krizë për punonjës, mungesa e personelit paralizon turizmin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com