GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ndryshon rregullorja, ndjekje penale dhe gjoba për mjekët që japin raporte false

10:33 - 12/07/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 5 min
A A
Ndryshon rregullorja, ndjekje penale dhe gjoba për mjekët që japin raporte false
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë qenë të shumta rastet kur qytetarët abuzojnë me raporte mjekësore false ose të marra nga mjekët me ryshfet dhe i përdorin ato për të përfituar KEMP. Për këtë arsye, janë bërë një sërë ndryshimesh në rregulloren për kriteret e lëshimit të raporteve elektronike nëpërmjet sistemit e-Raporte nga mjeku i familjes, mjekët specialistë dhe anëtarët e Komisionit Mjekësor. Këto ndryshime sjellin ashpërsim gjobash për të gjithë ata që abuzojnë. Rregullorja thotë se, në raste të tilla çështja do të shkojë në ndjekje penale, si për mjekët që lëshojnë këto raporte false, edhe për qytetarët që përfitojnë në mënyrë të tillë. Ndërsa gjobat variojnë nga 50 mijë lekë në  200 mijë lekë.

“Me rregullat e reja mjekët që lëshojnë raporte mjekësore me diagnoza të ndryshme pa u shoqëruar me ekzaminime përkatëse, dënohet me gjobë nga 10.000 lekë; lëshimi i raporteve me prapaveprim në kundërshtim me përcaktimet e kësaj rregulloreje dënohen me gjobë nga 15.000 lekë;  lëshimi i raporteve në kundërshtim me kushtet ligjore dënohet me gjobë nga 20.000 lekë; përcaktimi i diagnozave në kundërshtim me “Kriteret klinike orientuese për caktimin e paaftësisë së përkohshme në punë” dënohet me gjobë nga 10,000 lekë; e mos përcaktimi i saktë i diagnozës bazuar në ekzaminimet dhe analizat përkatëse, dënohet me gjobë nga 5,000 lekë; f) përcaktimi i afatit të periudhës së paaftësisë së përkohshme në punë në kundërshtim me kriteret klinike dhe afatet e përcaktuara, dënohet me gjobë nga 5,000 lekë”, përcakton dokumenti.

Kujtojmë se në lidhje me çështjen e abuzimit për KEMP-et apo raportet e paaftësisë ka nxjerrë një raport më parë KLSH dhe vetë Ministria e Financave, ku tregonin se bashkitë kryenin abuzime të mëdha. Pasi shumë personave që nuk kishin nevojë iu ishte lidhur një KEMP në këmbim të parave, nga miqësia në Administratë ose gjatë fushatës zgjedhore. Ndërsa familjeve që vërtet kishin nevojë për atë kompensim minimal, bashkitë ua ndërprisnin. Deri më sot nuk kemi parë që SPAK apo institucione të tjera përgjegjëse të ndërhyjnë, përveç ndryshimit të këtyre rregulloreve. Por, rezultat tregojnë qartë se rregullorja shkelet herë pas herë, për shkak se aplikimi i gjobave nuk zbatohet.

 

Pagesë paaftësie për të karantinuarit

Tani e tutje do mund të marrin raport paaftësie të përkohshme  të marrë shpërblim edhe ata persona që karantinohen nga prekja e ndonjë virusi, si dhe të gjithë ata që i ushtrohen kimioterapive. Kështu ka vendosu qeveria përmes ndryshimeve që ka bërë në rregulloren për  kriteret e lëshimit të raporteve elektronike. Një nga ndryshimet që është bërë, është shtimi i 2 pikave të reja; së pari, dhënia e raportit të përkohshëm të paaftësisë për të gjithë personat që preken nga kanceri, apo sëmundje të tjera të rënda dhe janë në proces kimioterapie. Së dyti, përfitojnë raportit për paaftësi për të punuar të gjithë ata që për një arsye të caktuar mjekësore duhet të karantinohen.

“Kur i punësuari është duke u trajtuar me kimioterapi ose radioterapi, i cili ka kryer ose  jo ndërhyrje për sëmundjen bazë, ka të drejtën për t’u pajisur  me  raport  të  paaftësisë  së  përkohshme  në punë nga mjekët specialistë të shërbimit përkatës. Raporti mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë, për persona të vendosur në karantinë  mjekësore, lëshohet  sipas  përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për sëmundjet infektive”, thuhet në dokument. Ndërkohë, më poshtë theksohet se, afati i raportit mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë për sëmundje të përgjithshme mund të zgjatet nga Komisioni Mjekësor deri në 6 muaj nga data e lindjes të së drejtës së trajtimit me raport mjekësor. Më pas, nëse është i nevojshëm, ky afat mund të shtyhet edhe me 3 muaj të tjerë.

“Afati  i raportit mjekësor  për paaftësi  të përkohshme në punë për sëmundje të përgjithshme mund të zgjatet nga Komisioni Mjekësor deri në 6 muaj nga data e lindjes të së drejtës së trajtimit me raport mjekësor. Pas përfundimit të periudhës 6-mujore, periudha e përfitimit mund të zgjatet përjashtimisht 3 muaj të tjerë, në rast se komisioni i mjekëve ekspertë  (KMCAP) provon që personi i punësuar do të shërohet në këtë periudhë dhe nuk do të deklarohet invalid”, përcaktohet në dokument. Ndërkaq, në rregullore gjithashtu përcaktohet se për nënën, babain ose kujdestarin ligjor i cili duhet të kujdeset efektivisht për fëmijën deri në moshën 14 vjeç, i cili trajtohet jashtë Shqipërisë për diagnoza të rënda, pajiset me raport mjekësor për kujdes ndaj fëmijës me afat deri në 30 ditë.

Raport kur ndryshohet  vendi i punës

Një tjetër risi në këtë rregullore është i punësuari që për arsye shëndetësore duhet të ndryshojë vendin e punës, pas  ditës së 14-të të trajtimit me raport mjekësor nga mjeku  i  familjes, ka të drejtë të përfitojë nga sigurimet Shoqërore kompensimin e të ardhurave sipas ligjit në fuqi për sigurimet shoqërore.

“Kompensimi për të punësuarin nuk mund të jetë më shumë se 50 për qind e mesatares ditore të bazës  së vlerësuar neto të  gjashtë muajve të  fundit nga data e lindjes të së drejtës dhe  jepet për një periudhë jo më shumë se 3 muaj gjatë një viti, nga dita e fillimit të sëmundjes,  për të cilën është ndryshuar vendi i punës. Kompensimi për gruan shtatzënë që ndryshon vendin e punës nuk mund të jetë  më shumë së 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit, nga data e lindjes të së drejtës për pagesë”, thuhet në dokument.

Ndërsa më tutje sqarohet se, shuma e të ardhurave që do të përfitohet për kompensim për këto raste është e barabartë me diferencën ndërmjet  pagës së vendit të punës së mëparshme dhe pagës së vendit të punës së re. Duke bërë të ditur se këto ndryshime nuk kanë efekte prapavepruese, pra do të përfitojnë vetëm ata që marrin raport nga momenti që ndryshimet hyjnë në fuqi/ Esmeralda Hida/

 

 

 

Etiketa: gjobakryesore2ndjekje penalendryshimeraport paaftesie per karantineraport paaftesie per kimioterapiraporte falseraporte mjekesorerregulloreVKM

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Mbani frymën njerëz! Drake dhe Ed Sheeran së shpejti në Shqipëri?!

Mbani frymën njerëz! Drake dhe Ed Sheeran së shpejti në Shqipëri?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com