GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mirëmbajtja e rrugëve, Banka Botërore përkeqëson vlerësimin

13:19 - 12/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mirëmbajtja e rrugëve, Banka Botërore përkeqëson vlerësimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka Botërore ka rishikuar vlerësimin e saj për projektin e mirëmbajtjes së rrugëve në bazuar në rezultate duke kaluar edhe treguesin e zhvillimit të objektivave të projektit me një renditje të përkeqësuar.

Ky i fundit kaloi nga “i kënaqshëm në mënyrë të moderuar” në i “pakënaqshëm në mënyrë të moderuar”. Ndërkohë që treguesi i përgjithshëm i projektit ka mbetur me renditjen “jo i kënaqshëm në mënyrë të moderuar” sikurse ishte edhe më parë.

Projekti i mirëmbajtjes së rrugëve u bë efektiv në vitin 2015 por për shkak të vonesave dhe problematikave që dolën gjatë rrugës u bë rishikimi i datës së mbylljes që planifikohet të bëhet në 31 dhjetor të këtij viti. Misioni i Bankës ka sqaruar se ky është një raport i përkohshëm për rezultatet dhe çështjet kryesore të aktiviteteve do të rishikohen në misionin e ardhëm që do të zërë vend në shtator të këtij viti.

Projekti që mbështetet me 80 milionë dollarë tashmë ka të dibursuara 85 për qind të fondeve apo mbi 63 milionë dollarë në komponentët që e përbëjnë.

Raporti vlerëson se sa i takon zbatimit të komponentit 1 janë zhvilluar procedurat e nevojshme nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe një audit ndërkombëtar do të konfirmojë nivelin e arritjes së treguesve përkatës, shumën e disbursimeve të pranueshme dhe nivelin e arritjes së objektivave sa i takon ruajtjes së kushteve të rrugëve kombëtare

I njëjti raport nënvizon se ARRSH dhe ekipi i Bankës do të kryejnë një Mision zyrtar të mbështetjes së zbatimit që ndër të tjera do të diskutojë (i) vazhdimin e kontratave të mirëmbajtjes, (ii) progresin e bërë në kompletimin e krijimit të RAMS dhe përgatitjen e planeve disavjeçare të mirëmbajtjes; (iv) fillimin e përgatitjes së Raportit të Zbatimit dhe Përfundimit të Rezultateve (ICR).

Asistenca Teknike për Sigurinë Rrugore pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MPB) dhe Komisionit Ndërministror për Sigurinë Rrugore është kompletuar tashmë sipas Bankës dhe rezultatet e këtij aktiviteti janë të kënaqshme dhe do të pasqyrohen në misionin e ardhshëm.

Dokumenti sjell në vëmendje se Autoriteti Rrugor ka hasur në një problematikë që lidhej me prokurimin e sistemeve që do të ndërtojnë atë që njihet si menaxhimi i aseteve rrugore duke kërkuar që të shkëpuste marrëdhënien me kompaninë. Banka ka rekomanduar që për shkak të rëndësisë që ka ky element në tërësinë e projektit të vlerësonin situatën sëbashku me një specialist IT të BB. Pa një vlerësim të tillë banka ka nënvizuar se nuk mund të jepte autoiroizimin e saj për ndërprerjen e kontratës.

“Nën Komponentët e Reformës Sektoriale dhe Mbështetjes Sektoriale, projekti ka mbështetur me sukses asistencën teknike, studime dhe projektime, ndër të cilat (i) projekte ndërtimi dhe funksionale për ngritjen e një qendre moderne të monitorimit të trafikut për Ministria e Infrastrukturës dhe (ii) Studimi i Fizibilitetit dhe Projektimet e Detajuara për rindërtimin dhe rehabilitimin e urave prioritare të Shqipërisë në Rrjetin e Rrugëve Kombëtare” vlerëson Banka e cila do të bëjë një rishikim të ri në vjeshtë. /Monitor.al/

Etiketa: Banka BoteroreMirëmbajtja e rrugëve

Lajme të lidhura

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju që të më gjykoni mua?
Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju që të më gjykoni mua?

09:00 - 04/02/26
50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon
Aktualitet

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon

08:15 - 04/02/26
Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit

08:01 - 04/02/26
Para
“U trajtova si budalla”, ish-këshilltari i Etilda Gjonajt bën për “ujë të ftohtë” Ramën

“U trajtova si budalla”, ish-këshilltari i Etilda Gjonajt bën për “ujë të ftohtë” Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

09:00 - 04/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju që të më gjykoni mua?

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju që të më gjykoni mua?

09:00 - 04/02/26
50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon

08:15 - 04/02/26
Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë

Eurostat: Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit

08:01 - 04/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026

07:35 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com