GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ndryshon ligji për Policinë Ushtarake, mbahet larg mbrojtjes së pronave të ushtrisë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshon ligji për Policinë Ushtarake, mbahet larg mbrojtjes së pronave të ushtrisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Komisionet Parlamentare ka nisur të shqyrtohet nisma ligjore e qeverisë për ndryshimin e ligjit për policinë Ushtarake. Sipas ndryshimeve ligjore, policisë Ushtarake i hiqet nga kompetenca e mbrojtjes së drejtpërdrejtë të pronave të Forcave të Armatosura. Fjalia mbrojtjes e pronës është zëvendësuar me mbështetje për mbrojtjen e pronës. Ndryshimi është i rëndësishëm, pasi policia Ushtarake do të vihet në lëvizje për mbështetjen dhe mbrojtjen e pronës vetëm për të kryer veprime procedurale dhe vetëm kur të njoftohet nga strukturat e tjera që e kanë në administrim atë pronë të ushtrisë.

Pronat e ushtrisë do të ruhen në kuptimin fizik nga roje fizike, grupe kontrolli, siguri fizike, rrethim të jashtëm etj., ndërsa policia Ushtarake do të veprojnë vetëm nëse një gjë të tilla do t’ia kërkojnë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes. Pra policia Ushtarake do të jetë strukturë mbështetëse dhe jo strukturë e parë që ka përgjegjësinë për mbrojtjen e pronës ushtarake.

Ndryshimet parashikojnë që personali i policisë Ushtarake do të mbajë përgjegjësi edhe për mosveprime me pasoja penale. Në ligjin aktual parashikohej vetëm veprimi me pasoja penale.

“Nga eksperienca e deritanishme nga strukturat e parandalimit dhe hetimit të veprimtarisë antiligjore në PU, është konstatuar që në disa raste përgjegjësia penale e personave nën hetim është realizuar nëpërmjet mosveprimit si një nga format e konsumimit të veprës penale, por ky përcaktim i paparashikuar në këtë ligj është përdorur për të lehtësuar pozitat juridike të personave të akuzuar, duke lejuar edhe deri në mosndjekjen penale ose mosfillimin e procedimit penal ndaj personave të dyshuar.”

Një tjetër ndryshim parashikon që policia Ushtarake, përpos shoqërimit të personaliteteve të larta ushtarake, do të shoqërojë edhe personalitete civile, në bashkëpunim me Gardën e Republikës. Ndryshimi është bërë për shoqërimin e Ministrit të Mbrojtjes nga policia Ushtarake si një autoritet civil.

Projektligji rrit masën e shpërblimit vjetor të punonjësit të i policisë Ushtarake brenda vitit. Pika 3 e nenit 41 të ligjit në fuqi parashikon që punonjësi i policisë Ushtarake trajtohet me veshmbathje civile, në vlerë leku, një herë në vit, në masën e gjysmës së pagës mujore. Ndryshimet parashikojnë trajtimin në vlerën e një page mujore.

Etiketa: ligjndyshonpolicia ushtaraketerritorushtri

Lajme të lidhura

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”
Breaking Views

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26
Para
Bilanci tronditës i aksidenteve në vend, Rrugorja vë në hetim 10 shoferë në Fier, ja sa u gjobitën

Bilanci tronditës i aksidenteve në vend, Rrugorja vë në hetim 10 shoferë në Fier, ja sa u gjobitën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com