GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Korrupsioni me importin e naftës ka kapur majat”, Sula: Kjo tregon që ka dy rrugë…

17:52 - 12/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Korrupsioni me importin e naftës ka kapur majat”, Sula: Kjo tregon që ka dy rrugë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se është i gatshëm të dalë në protesta edhe nëse ato thirren nga vetë socialisti Erion Braçe. I ftuar në “Opinion”, në News24, Sula tha se korrupsioni me importin e naftës ka kapur majat teksa në 10 vite është dyfishuar numri i makinave të përdorura, ndërkohë që importi i naftës është ulur. Deputeti i PD komentoi edhe protestën e 7 korrikut, për të cilën tha se do të bashkohet në aksionin opozitar edhe në shtator.

“Gjatë këtyre muajve duke pasur parasysh rritjen e çmimit të naftës, një shurdhëri nga ana e qeverisë dhe argumente të pabaza nga ministria e Financave, rezultoi se shteti pasurohet përditë, ndërkohë që qytetarët varfërohen. Nga viti 2011 deri në 2021 pra në 10 vite kemi gati 2 fishim të numrit të makinave, ndërkohë që importi i karburantit rezulton të jetë në sasi më të vogël se përpara 10 vitesh. Nuk ka logjikë ekonomike të ndodhë kjo. Kjo tregon që ka dy rrugë: ose bëhet kontrabandë e drejtëpërdrejtë, ose këtu përdoret nafta e prodhuar nga Albpetrol. Për këtë i kam kërkuar informacion edhe AKBN-së. Nga 2011 e në vijim e ka prodhimin mbi 1 milionë, ndërkohë që në 2021 zbret në 700 mijë tonë. Nuk e them vetëm unë, këtu e thonë të gjithë që cilësia e naftës lë për të dëshiruar. Këtë e dimë që nga koha e PD-së. Jam i bindur po ti shohësh të gjitha kompanitë nuk tregtojnë naftë të standarteve europiane,”- tha Sula. 

Pjesë nga intervista:

Keni pasur reagime nga institucionet?

Jo nuk ka pasur. Nuk mund të dalin institucionet dhe të thonë u bë kontrabandë. Por nuk ka dalë asnjë njeri as ta përgënjeshtrojë. Unë jam i bindur se këtu ka diçka që nuk shkon. Kjo është detyrë e Doganave, Tatimeve që ta ndalojnë. Nëse do kemi kontroll rigoroz ndaj kompanive që bëjnë importin, del se çfarë ka ndodhur. Imagjinoni se sa humbet shteti në këtë rast. Kush e pëson më pas? E pësojnë qytetarët.

Po përsa i përket rritjes së çmimeve, keni investiguar?

Unë krahasimet i bëj me vendet e rajonit. Kërkuam në tetor 2021 të ulet tvsh e shportës nga 20% në 6%. Qeveria nuk e vuri ujin në zjarr të mbrojë shtresat në nevojë. Paketa e rezistencës iu dha pensionistëve me 150 mijë lekë e më pak, ata që merrnin 151 mijë lekë nuk përfitonin. Produktet bazë me një shportë kushtojnë 30 mijë lekë dhe nuk shkojnë më shumë se 3 ditë. Qeveria ka ndarë vetëm 0.3% të PBB, ndërkohë që Maqedonia ka ndarë 3.6% si paketë rezistence. Qeveria ka përfituar 342 milionë euro. Kështu siç po vazhdon të bjerë konsumi.

Besoni se Shqipëria është në rrezik?

Njerëzit u ngritën me sloganin e Berishës në 7 korrik. Çfarë mendimi keni për këtë protestë?

Qytetarëve u ka vajtur laku në fyt. Më vjen mirë që edhe Berisha nuk e kapitalizuar këtë protestë. Kam takuar njerëz që i njoh dhe nuk janë votues të djathtë dhe ishin në protestë. Kam parë gra shtatëzëna, kam parë invalidë me karrocë.

Ishte protestë ekonomike, apo politike?

Është më shumë ekonomike. Ishte një çast kulminant sepse të gjithë jemi familjarë dhe shohim se sa blejmë në market.

Vendi ka nevojë për të tilla protesta? Berisha ka paralajmëruar protesta masive në vjeshtë. Jeni dakord me këtë aksion?

Pa diskutim. Kolegëve të PD që më thonë “I je bashkuar Berishës” i kam thënë “edhe Braçe ta thërrasë protestën”, do jem aty. Si mund të dalë ministrja e Financave që thotë janë 500 kompani që bëjnë evazion, por nuk i bllokojmë dot. Këta nuk të lënë të bësh biznes po nuk pagove një taksë bashkie. Nuk e di si mund ta thonë këtë.

Ka filluar të goditet korrupsioni me aferën e inceneratorëve?

Kam besim. Nuk është meritë e kësaj maxhorance. Për fat të mirë pas 2015 këtë vend e ka marrë në dorë SHBA. Unë nuk besoj se këtë vend do ta shpëtojë politika.

Berisha tha se ka një betejë për jetë a vdekje për votën e lirë. E besoni?

Unë nuk ndaj të njëjtën qasje për funksionimin e PD-së me Berishën. Vazhdoj ti mbetem këtij mendimi. Sa të jem në politikë, unë do jem në krah të demokratëve dhe të qytetarëve shqiptarë. Unë nuk kam kundërshtar Berishën, por sjam dakord me mënyrën se si u bë organizimi i PD-së nga degët deri lart.

Etiketa: Dashnor Sula

Lajme të lidhura

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel
Aktualitet

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria
Aktualitet

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Para
Aksident në Kamëz, makina përplaset me bordurat

U përplas nga makina në “Komunën e Parisit”, ndërron jetë i moshuari

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Rilind Nivokazi, ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Sionit, në elitën e futbollit zviceran,...

Lexo më shumë
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com