GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Miratohet aktet zyrtare, Bashkimi Evropian pranon Kroacinë në eurozonë

20:29 - 12/07/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Miratohet aktet zyrtare, Bashkimi Evropian pranon Kroacinë në eurozonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian miratuan të martën tre aktet përfundimtare ligjore që i mundësojnë Kroacisë futjen e euros në përdorim, duke siguruar zgjerimin e parë të bllokut lidhur me përdorimin e monedhës në pothuajse një dekadë.

Kjo shënon përfundimin e procesit i cili do t’i mundësojë Kroacisë të bëhet anëtare e zonës së euros dhe të përfitojë nga përdorimi i monedhës së përbashkët të Bashkimit Evropian nga një janari i vitit të ardhshëm.

Ministri çek i Financave, Zbyněk Stanjura, tha se miratimi i përdorimit të euros është një vendim i përgjegjshëm politik, duke nënvizuar se “Kroacia ka përmbushur me sukses të gjitha kriteret ekonomimke të kërkuara”. Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, tha se përdorimi i euros do të sjellë përfitime ekonomike për Kroacionë.

“Do të ndihmojë në statbilizimin e normave të interesit, duke e bërë më të lehtë dhe më të lirë për individët dhe kompanitë të marrin hua, si dhe do të sjellë ndikim pozitiv në rritjen e saj falë integrimit të plotë në tregun evropian”, tha zoti Dombrovskis.

Kroacia bëhet anëtarja e njëzetë e eurozonës. Vendi i fundit i Bashkimit Evropian që iu bashkua eurozonës ishte Lituania në vitin 2015. Ministri kroat i Financave, Zdravko Mariç, tha se vendi i tij mezi pret të ndihmojë “në forcimin e mëtejshëm të rolit ndërkombëtar të euros”.

“Do të shohim se si do të ecin gjërat. Mezi presim të bëhemi vendi i njëzet anëtar i eurozonës dhe kësisoj të japim kontributin tonë në forcimin e mëtejshëm të rolit ndërkombëtar të euros si dhe fuqisë së përgjithshme të valutës së dytë më të madhe në botë”, tha ai.

Në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, adoptimi i euros ofron përfitime ekonomike që rrjedhin nga lidhjet e thella financiare ndërmjet anëtarëve të bllokut të monedhës, si dhe nga autoriteti monetar i Bankës Qendrore Evropiane.

Një efekt më i prekshëm është fakti se asnjë nga 340 milionë banorët aktualë të zonës euro që vizitojnë Kroacinë, nuk do të kenë më nevojë të shkëmbejnë paratë e tyre. Hyrja në eurozonë ka edhe shpërblime politike, meqë monedha e përbashkët është projekti më ambicioz i Evropës për të integruar shtetet, duke u dhënë atyre një vend në tryezat kryesore vendimmarrëse të Bashkimit Evropian. Monedha kombëtare që Kroacia do të braktisë quhet kuna. Një nga tre aktet ligjore të miratuara të martën përcakton normën e shkëmbimit midis euros dhe kunës kroate në 7,53 kuna për 1 euro.

Marrë nga VOA

Etiketa: Bashkim Evropian

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
“Shikoni çfarë tallje”, Salianji nxjerr videon: Qeverisja e keqe i largon çdo ditë qytetaret nga vendi

“Shikoni çfarë tallje”, Salianji nxjerr videon: Qeverisja e keqe i largon çdo ditë qytetaret nga vendi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com