GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga 4 firma në garë 3 i s’kualifikon, Berberi i Ballukut shpall fitues ofertën më të lartë

21:42 - 12/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga 4 firma në garë 3 i s’kualifikon, Berberi i Ballukut shpall fitues ofertën më të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak javë më parë, BoldNews.al, botoi një investigim për rrugën alternative për në Aeroportin e Rinasit. “Zgjidhjen” e kishte bërë Berberi, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili bëri dhjetëra projekte dhe tenderoi firma projektuese për të bërë disa metra rrugë.

Në fakt, rruga që e quajnë shtetarët tanë alternative është rruga egzistuese, ajo e cila kalon në afërsi të ish-repartit Ushtarak, por për rehabilitim e saj po shpenzohen qindra milionë lekë. Megjithatë, pas kësaj “zgjidhje” të Berberit të Ballukut, vjen edhe “qethja” që drejtori i ARRSH-së u bën firmave pjesëmarrëse në garë.

Nga 4 firma në garë, ARRSH s’kualifikon 3 që ofruan më pak dhe shpall fituese ofertën më të lartë! Goxha zgjidhje, por jo për arkat e shtetit, por për “xhepat” e firmave apo të personave që qendrojnë pas tyre.

 

 

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka shpallur fituesin e tenderit për rrugën alternative të Rinasit. Bëhet fjalë për kontratën “rehabilitim i rrugës së ish repartit ushtarak për në aeroportin e Rinasit”, e cila ka pasur një fond limit 33.324.063 lekë pa TVSH. Mësohet se kontrata do të zbatohet për 3 muaj.

Në dokumente thuhet se në këtë procedurë kanë marrë pjesë firma “A.L-ASFALT” me ofertë 31.9 milionë lekë, “BAMI” me ofertë 32.8 milionë lekë. Firma “PEPA GROUP” & “NIKA” me ofertë 27 milionë lekë dhe “S.M.O.UNION” & “ZENIT&CO” me ofertë 26.546.350 lekë pa TVSH. Kjo e fundit oferta më e ulët.

Por, sipas dokumenteve, Evis Berberi i ARRSH-së s’kualifikoi 3 firmat që ofruan më pak dhe shpalli fitues ofertën e firmës “BAMI”, me vlerë 32.8 milionë lekë, e cila ishte shumë afër fondit limit. Pra, nga oferta më e ulët deri te ajo më e larta, ARRSH ka humbur mbi 6 milionë lekë të rinj, të barasvlefshme me ndërtimin e një kopështi për banorët e zonës, të cilët u sorollatën për të ccuar fëmijët në kopësht për tekat e drejtuesëve të ARRSH-së.

 

 

Para pak javësh, Boldnews.al hulumtoi dokumentet e tenderit që shpalli ARRSH-ja, e cila akoroi një shumë prej rreth 330 mijë euro për të ndërtuar një rrugë vetëm 620 metra, e cila është krejtësisht e bërë, madje edhe me asfalt.

Në dokumentet e tenderit, të siguruara nga Boldnews.al, shkruhet se “në një distancë rreth 1280m përpara e të shkosh tek rrethrrotullimi i Rinasit, në afërsi të repartit ushtarak, mendohet të ndërtohet një rampë dalëse e cila do të lidhë segmentin rrugor mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit me rrugën ekzistuese reparti ushtarak – sheshi i parkimit të Aeroportit”.

Sipas ARRSH-së, rruga ekzistuese nga sheshi i parkimit të Aeroportit, në vijë të drejtë në drejtim të repartit ushtarak, me një gjatësi prej rreth 620ml, ka gjerësi të shtresës së asfaltuar kaluese prej 7.5m me bankina të asfaltuara 2×1.5m. Gjendja e saj paraqitet e mirë.

Pas hulumtimit të dokumenteve, redaksia e Boldnews.al bëri një kërkim të thjeshtë në “Google Maps”. Siç duket edhe nga fotot, rruga është ekzistuese, madje me asfalt. Ajo ka qenë e hapur për kalim, ndërsa ARRSH vetëm sa do të shtojë disa metra për ta lidhur me rrugëm Qafa e Kasharit – Rinas./Boldnews.al/

 

Etiketa: Belinda BallukuBerberifirmakryesore2larteofertaskualifikohen

Lajme të lidhura

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Para
“Ballkani i Hapur”/ Hoxhaj: Nëse BE nuk zgjerohet drejt Ballkanit, faktori shqiptar duhet të…

"Ballkani i Hapur"/ Hoxhaj: Nëse BE nuk zgjerohet drejt Ballkanit, faktori shqiptar duhet të…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Lexo më shumë
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com