GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Dukuria e punëtorëve në zhdukje, kriza e punës

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Dukuria e punëtorëve në zhdukje, kriza e punës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Si duhet zgjidhur kriza e punës. Në vendet e pasura të botës, vendet e lira të punës kanë mbetur të paplotësuara

Ndërkohë që vendet e pasura heqin masat kufizuese, po shfaqet një enigmë ekonomike. Bizneset po shprehin gjithnjë e më shumë shqetësime në lidhje me mungesën e fuqisë punëtore, edhe pse me miliona njerëz kanë mbetur të papunë.

Në Amerikë, rritja e shpenzimeve po krijon vende të lira pune, por pak njerëz duket se janë të gatshëm t’i plotësojnë ato. Numri i vendeve të lira të punës nuk ka qenë kurrë kaq i lartë, mbi 8 milionë, shkruan The Economist.

Mungesa e punëtorëve është një problem në rritje edhe në vende të tjera. Pronarët e bareve në Britani, të cilët hapën dyert për klientët më 17 maj, po kërkojnë punonjës. Në Australi, vendet e lira të punës janë 40% më të larta se para pandemisë. Europa ka dalë më ngadalë nga karantinat dhe masat kufizuese, por edhe atje, vendet bosh të punës janë më të larta se më parë në vende si Zvicra apo Gjermania.

Disa e shohin si shenjë pozitive nevojën për fuqi punëtore. Nëse puna e njerëzve është ende e kërkuar, atëherë ndoshta parashikimet se robotët do t’u marrin punët njerëzve, ishin të gabuara. Menaxherët e kompanive gjithashtu duhet të punojnë më shumë për të tërhequr staf. McDonald’s po rrit pagat; klubet e Anglisë kanë hequr kërkesat e kualifikimit; firma të tjera po i paguajnë njerëzit vetëm për t’u paraqitur në një intervistë. Rritja e pagave është e fortë, më shumë se 3% në Amerikë. Kjo sigurisht që është diçka e mirë. Pas një viti në karantinë, kush do ta shihte me sy të keq rritjen e pagave për punëtorët?

Por nuk duhen shpërfillur rreziqet e trazirave në tregun e punës. Lufta e kërkesave midis punëdhënësve mund të shkaktojë një spirale inflacioniste. Dhe mungesat rëndojnë mbi ekonominë. Një kompani ndërtimi që nuk mund të gjejë dot punëtorë, do të ndërtojë më pak shtëpi të reja, duke goditur ekonomikisht edhe dekoruesit e shtëpive. Bizneset që janë ende duke u rimëkëmbur nga kriza, mund të përballen me një goditje tjetër financiare.

Inflacioni i lartë dhe falimentimet mund të mos ndodhin kurrë. Por mungesat e sotme të punëtorëve janë gjithashtu humbje e madhe e talentit. Duke përfshirë edhe ata që janë në skemat e ndihmës për të papunët, ne vlerësojmë se në botën e pasur po punojnë 30 milionë më pak njerëz sesa para pandemisë. Një numër kaq i madh të papunësh ka një kosto të madhe, jo vetëm në pagat e humbura, por edhe në aspektin e shëndetit dhe dinjitetit të tyre.

Për t’i nxitur tregjet e punës që të funksionojnë më mirë, qeveritë duhet të marrin në konsideratë tre elemente: pagat, pasaportat dhe durimin. Marrim së pari pagat. Në Amerikë, biznesmenët janë të bindur se mungesa e fuqisë punëtore është pasojë e shpërblimeve prej 300 dollarësh në javë nga qeveria për të papunët. Sidoqoftë, ekspertët nuk janë të sigurt nëse stimujt ekonomikë i shtyjnë vërtet njerëzit që t’i bëjnë bisht punës.

Provat janë të pamjaftueshme edhe në vende të tjera. Duket e natyrshme që për shembull, pjatalarësit në Britani do të parapëlqenin të përfitonin 80% të pagës duke mos punuar, në vend që të qëndronin në një kuzhinë të nxehtë për 12 orë në ditë, për të marrë pagën e plotë. Sidoqoftë, Australia hoqi dorë nga skema e papunësisë në mars dhe prapë mungesat e fuqisë punëtore janë thelluar.

Duke pasur parasysh këtë pasiguri, zgjidhja nuk është heqja e ndihmave sociale, por rikonceptimi i tyre në mënyrë që të inkurajohet puna. Arizona po rialokon disa nga paratë e përdorura për ndihmat për të papunët, duke ofruar paga 2,000 dollarë për njerëzit që nisin një punë me kohë të plotë. Provat nga recesionet e kaluara për shpërblimet e rikthimit në punë janë inkurajuese.

Së dyti janë pasaportat, të cilat lidhen me emigracionin. Kontrollet e përkohshme të kufijve për të ndalur virusin janë të nevojshme, por ato nuk duhet të zgjasin përtej pandemisë. Në Zelandën e Re, emigracioni vjetor neto ka rënë nga 92,000 në 7,000. Australia po humbet emigrantët. Britania gjithashtu po përballet me ndryshimet e emigracionit për shkak të Brexit. Kjo është arsyeja pse në shumë vende, disa industri si hoteleria që mbështeten te të huajt, përballen me mungesa shumë të mprehta. Politikanët duhet ta kenë të qartë se kufijtë e mbyllur do të kenë çmim të dhimbshëm.

Kërkesa e fundit është durimi. Shumë njerëz po e shmangin punën për shkak të frikës nga virusi Covid-19. Këto shqetësime duhet të zbehen me vaksinimin e më shumë njerëzve. Disa industri po përjetojnë humbje të vendeve të punës, edhe ndërkohë që pjesë të tjera të tregut po lulëzojnë, si shoferët shpërndarës ose tutorët e jogës në distancë. Përballë ndryshimeve të një shkalle të tillë, njerëzve mund t’u duhet më shumë kohë për të gjetur karriera të reja. Një treg i trazuar pune nuk është në interesin e askujt. Koha dhe politikat e duhura do t’i zhbllokojnë pengesat./MONITOR

Etiketa: ekonomiMUNGESApunetorshpenzime

Lajme të lidhura

Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Para
Tiranë/ Një punëtor rrëzohet nga shkallët, dërgohet me urgjencë në spital

Tiranë/ Një punëtor rrëzohet nga shkallët, dërgohet me urgjencë në spital

TË FUNDIT

Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)
Uncategorized

Tjetërsimi i pronave/ Fundoset biznesmeni Kastriot Hasko, i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

10:58 - 01/10/26

Fundoset biznesmeni Kastriot Hasko. Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar 2.6 milionë euro në llogari bankare, ndërsa ndaj tij vijojnë...

Lexo më shumë
Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

10:52 - 01/10/26
Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

10:38 - 01/10/26
Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin

Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin

10:32 - 01/10/26
Pasi bëri pazare me jetën e pacientëve, mjeku Edmond Gashi thyen edhe “arrestin e shtëpisë”, frekuenton lokalet

“Onkologjiku”/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë

10:23 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com