Gjykata e Posaçme ka lënë në masën arrest në burg Besian Xhixhën dhe Enver Divën, të arrestuar me urdhër të SPAK dy ditë më parë, si të implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në 2020 në Durrës.
Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela.
Por infektimi me koronavirus te Enver Divës, bëri që të dështonte plani i parë, duke detyruar Çelën dhe Dumanin të kryenin vetë ngjarjen duke implikuar edhe tashmë bashkëpunëtorin e Drejtësisë Klevis Allën.