GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

OSHEE, kërdinë me tendera në kohë krize/ Valë denoncimesh në KPP, 16 mln euro për makinat e stafit

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
OSHEE, kërdinë me tendera në kohë krize/ Valë denoncimesh në KPP, 16 mln euro për makinat e stafit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kriza energjetike në vendin tonë u thellua më shumë për shkak të paaftësie që tregoi OSHEE dhe institucionet e tjera përgjegjëse. Por, pikërisht këto institucione shpenzojnë pa kriter dhe  abuzojnë me fondet. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pikërisht në këtë vit krize ka hapur një sërë tenderësh, disa prej tyre në shkelje të plotë të ligjit. Vetëm në muajt e fundit Gijotina.com ka denoncuar me dhjetëra tenderë abuziv dhe klientelistë të zhvilluar nga OSHEE, i fundit ishte ai me vlerë 450 milionë lekë që, drejtori Ardian çela ia dhuroi Vilma Nushit për printime faturash. Ndërsa pak ditë më parë ka hapur një tjetër tender abuziv për blerje karburanti. Ky tender është në të gjitha krahët abuziv, pasi preken sektori i energjisë dhe ai i karburanteve, të cilët në çdo ditës po përballen me rritje çmimesh.

Në dokumentet e publikuara thuhet se, OSHEE ka vënë në dispozicion fondin 16 mln euro për tenderin me objekt “Blerje karburant Diesel dhe Benzine për nevoja të OSHEE GROUP sh.a”.  Kaq para për karburant do të shpenzohen deri në fund të këtij vitit për të furnizuar makinat e stafit të OSHEE me naftë. Ndërsa qeveria vazhdona akoma t’iu kërkojë qytetarëve të lëvizin pa makina ose me transport publik për të kursyer karburant.

Pikërisht, këtu qëndron paradoksi dhe abuzimi që bën Ardian Çela, pasi si institucion përgjegjës duhet të jenë të parë që të kursejnë, por në fakt janë të arët për të vjedhur dhe plotësuar komoditet e tyre me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Sikur thamë më lart ky tender ndikon edhe në krizën e çmimeve të karburanteve me të cilën vendin ynë po zhytet çdo ditë më shumë. Si për çudi, tashmë që vendi është në krizë institucionet publike, përfshirë edhe ato qeveritare, kanë zhvilluar më shumë tendera për blerje karburanti. Ndërsa në të gjitha rastet janë fitues kompanitë monopole si Kastrati, Gega Oil, Bolv Oil, të cilat janë dhe privilegjuarat e qeverisë. Përmes këtyre tenderave më të fituar dalin pikërisht këto kompani, pasi shesin karburant me çmime të larta, ndërsa blerjet nga institucionet janë pa kursim. OSHEE nuk ka përcaktuar akoma fituesin, por fakti që shpenzon kaq shumë para për makinat e stafit në kohë krize nuk e bën më pak abuzive këtë kontrata.

Abuzimet

Sikur e përmendëm më lartë, OSHEE në muajt e fundit ka hapur shumë tenderë, madje një pjesë e mirë e tyre janë denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publik për shkelje ligji. Disa javë më parë KPP anuloi tenderi për matësa inteligjent të OSHEE, pas një ankese që ishte bërë për këtë tender. Në ankesën e publikuar thuhej se kishte hartuar tenderin në shkelje të konkurrencës, me fitues të përcaktuar. KPP konstatoi se dokumentet kishin kritere burokratike dhe për këtë arsye anuloi tenderin 10 milionë euro. Ndërkaq, një tjetër tende abuziv i disa muajve më parë është ai me objekt  “shërbim i pastrimi të zyrave”, për të cilin gjithashtu janë ngritur disa denoncime në media. Përmes dokumenteve u tregu se si OSHEE do të paguante me paratë tona 6 pastrues për një zyrë.

 

Një denoncim tjetër për OSHEE është bërë pikërisht për blerjen e energjisë, vetëm një muaj më parë. Në dokumentin e këtij tenderi evidentohet se, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese që do të ngrejë platformën e shit-blerjes së energjisë elektrike, pas një procedure tenderuese me fond limit mbi kufirin e lartë monetar, që kaloi një sërë problemesh e zvarritjesh. Fitues është shpallur Bashkimi i Operatorëve “A-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY  DISTRIBUTION” & “Info Business Solutions”, teksa tenderi është zhvilluar pa garë, pasi fituesi ishte pjesëmarrësi i vetëm. Oferta fituese kap vlerën e 173.5 milionë lekë, pa TVSH, 24.5 milionë lekë më pak se fondi limit prej 198 milionë lekë i vënë në dispozicion.

KPP konstatoi se në dokumentet e tenderit Korporata kishte përcaktuar deri në detaje disa specifikime teknike, duke kufizuar maksimalisht konkurrencën. KPP kërkoi rishpallje të procedurës, me kritere që lejonin zgjidhje të ndryshme dhe që hapin maksimalisht konkurrencën. Po, pavarësisht këtyre shkeljeve të vazhdueshme nuk është marrë asnjë masë ndaj personave përgjegjëse. Nga këto jepet përgjigja se pse në Shqipëri kemi çmimet më të larta për karburant dhe energji/ Esmeralda Hida/

 

 

 

Etiketa: 16 milione eruoabuizmardian celakryesore2makina per stafinmnafteOSHEEshkeljetender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Serbët “bastisin” makinat e Kosovës, targat RKS mbulohen me ato KM

Serbët “bastisin” makinat e Kosovës, targat RKS mbulohen me ato KM

Discussion about this post

TË FUNDIT

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26

Dy gra janë proceduar penalisht në Fier, pasi një edukatore 44-vjeçare dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht një fëmijë 4-vjeçar,...

Lexo më shumë
Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com