GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Kastro Zizo trondit me rrëfimin: Doja të dhunoja…

15:16 - 13/07/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Kastro Zizo trondit me rrëfimin: Doja të dhunoja…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kastro Zizo, është një ndër personazhet që është përfolur më shpesh për jetën e tij private. Pas një kohe të gjatë mungesë në televizion, Kastro zbuloi se do të rikthehet me dy emisione të reja, ndërsa theksoi se këto kohë iu përkushtuar familjes së tij.

Gjatë një intervistë të dhënë në “Ditë pas Dite”, artisti rrëfeu një nga momentet më të vështira të jetës. Ai foli për abuzimin me alkoolin dhe drograt, dhe pasojat që i kanë sjellë. Kastro rrëfeu gjithashtu momentin kur ka vendosur që të heqë dorë përfundimisht nga veset e tij.

“Jam paragjykues ndaj të gjithë pijanecëve sepse e kam kaluar dhe njerëzit habiten që kam këtë qasje timen ndaj njerëzve që pinë alkool sepse kam pirë vetë. Dhe në fakt habitem si më kanë duruar njerëzit kur unë kam qenë. Alkooli është ndër elementet më shkatërrues të njerëzimit.Vendosa të heq dorë kur pashë që marrëdhëniet e mia sociale me të dashurën me shokët me njerëzit që punoja, me fëmijët, ishin drejt një rrënimi pa futur fare që do të ishte ndoshta e para, rrënimi im psikologjik apo rrënimi im fizik. Gjithë ai abuzim ka kosto në trupin tim, por ishte një natë që pata një luhatje tensioni të fortë. Realisht ishte një natë që pashë.. isha pranë vdekjes. Me një tension që vetëm po rritej… Ishte një vendim i asaj nate, isha me babain në urgjencë, dmth ishin një sërë faktorësh që hoqa dorë. Për fëmijët e mi, sepse vij nga një ambient që rrethohem me dashuri”, tha Kastro Zizo.

Po ashtu ai shtoi se “shtylla” ku është mbështetur në periudhën e vështirë të largimit nga pijet alkoolike dhe drograt ka qenë bashkëshortja e tij Sara, e cila sipas Kastros ka ndër të tjera nerva të hekurta që arrin ta përballojë, por duke qenë mirënjohës që i ka qëndruar gjithnjë pranë.

“Pija alkool për t’i shpikur halle vetes. Doja të dhunoja veten, të tjerët, doja të dukesha keq tek të tjerë. Kalova disa muaj pendesë psikologjike, për të gjithët ata njerëz”– tha Kastro.

Kastro foli gjithashtu edhe për familjen e tij, të cilës i është përkushtuar plotësisht kohët e fundit. Ai është baba i tre fëmijëve, dy nga martesat e para, dhe një me partneren e tij aktuale Sarën. Kastro u tha se djali i tij i vogël, Dante, i ka ndryshuar jetën dhe të qënit baba 36 vjeç e ka bërë të kuptojë më shumë gjëra, ndër to se dëshiron të bëjë edhe më shumë fëmijë në të ardhmen.

 

Etiketa: kastro zizo

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
KLGJ dhe KLP në mbledhjen e përbashkët vjetore të parë: Më shumë bashkëpunim!

Naureda Llagami i del “në mbrojte” Ramës: Harta gjyqësore nuk është produkt i kryeministrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Breaking Views

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit...

Lexo më shumë
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com