GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çmimet e larta ulin konsumin e karburantit në vend, si ka ndryshuar situata brenda 4 muajsh

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Bien ndjeshëm çmimet e energjisë dhe naftës në botë, do reflektojnë në Shqipëri?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet e larta kanë frenuar konsumin e karburanteve për të katërtin muaj radhazi. Sipas të dhënave të doganave, në qershor, importet e karburanteve arritën në 45.2 mijë ton, duke shënuar një prënie prej 19.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tkurrja e importeve të karburanteve ka nisur që në muajin mars, kur filloi dhe shtrenjtimi i fotë i çmimeve, që arritën deri në 260 lekë për litër, nga 192 lekë në fund të muajit shkurt, si rrjedhojë e problemeve me furnizimin të shkaktuara nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Çmimet kanë vijuar të mbeten të larta dhe në muajt në vijim, pavarësisht ndërhyrjes së Bordit të transparencës, që i fikson nivelet tavan në mënyrë periodike, duke u luhatur aktualisht në rreth 240 lekë për litër.

Por, në qershor, rënia e importeve ishte më e larta e katër muajve të fundit (në mars importet u tkurrën me 16%, në prill me 12.6% dhe në maj me 17.8%), duke treguar për efektin afatgjatë që po jep shtrenjtimi i karburanteve në konsum (shiko grafikun: Importet e karburanteve në ton).

Sipas operatorëve të tregut, konsumi ka rënë sidomos në zonat kufitare, për shkak se makinat furnizohen në shtetet fqinjë, si Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi, ku nafta është rreth 20-30% më lirë. Edhe sezoni turistik nuk ka sjellë ndonjë rritje të dukshme, pasi makinat vijnë të furnizuara.

Rënie ka shënuar dhe konsumi nga biznesi, sidomos ndërtimi, që është stepur për shkak të çmimeve të larta të lëndëve të para.

Konsumi deri në vitin 2021 erdhi në rritje të vazhdueshme

Sipas të dhënave të Doganave, ndër vite konsumi i karburantit ka trend rritës dhe rekordin historik e ka arritur në vitin 2021 me shifrën prej 638,643 ton.

Siç shikohet nga grafiku: “Sasia e karburantit të hedhur për konsum 2011-2021”, konsumi ka pasur trendin rritës me përjashtim të viti 2014 për arsye të politikës fiskale, vitit 2020 për arsye të pandemisë dhe 6-mujorit aktual 2022 e ndikuar fort nga lufta në Ukrainë.

Ndër vite konsumi i karburantit ka trend rritës dhe rekordin historik e ka arritur në vitin 2021 me shifrën prej 638,643 ton./Monitor.al/

 

 

 

Etiketa: cmimetkarburantekonsumilartaSituatavend

Lajme të lidhura

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre
Aktualitet

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

09:39 - 05/10/26
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

17:02 - 04/10/26
Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet
Aktualitet

Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet

10:41 - 04/10/26
Para
Kush e merr Downing Street-in pas largimit të Boris Johnsonit?

Kush e merr Downing Street-in pas largimit të Boris Johnsonit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com