GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dy faza për analizën e zgjedhjeve në PD, procesi nis të hënën ja kur përfundon

14:37 - 19/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërkesa për dorëheqje pas humbjes së zgjedhjeve, Degët e PD në Tiranë në krah të Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi dje propozimin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, metodikën e analizës së rezultatit të 25 prillit. Sipas dokumentit të siguruar nga gazeta “Panorama”, procesi i analizës do të ndahet në dy faza. Faza e parë është kur drejtuesi politik i qarkut do të ngrejë grupin e punës me drejtuesit lokalë të partisë.

“Drejtuesi Politik i Qarkut, ngarkon dhe bashkëpunon me degët e partisë që brenda datës 1 korrik 2021, të paraqesin analizën e rezultatit të zgjedhjeve për çdo seksion dhe grup-seksion, duke analizuar parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara, si dhe shkaqet, rrethanat, faktorët dhe të dhënat historike elektorale për secilin prej tyre.

Për këtë qëllim, në çdo degë të partisë, ngrihet një grup pune, që ka në përbërje:

a) Kryetarin dhe Sekretarin e Degës;

b) Nënkryetarët e Degës;

c) Sekretarin Organizativ dhe Sekretarin për Çështjet Zgjedhore”, shkruhet në udhëzimin e miratuar nga kryesia e PD-së. Në raportin e grupit të punës duhet të përmenden me emra personat që kanë kryer krime zgjedhore dhe kanë deformuar punën.

Ndërkohë, drejtuesi politik i çdo qarku paraqet raportin e plotë të analizës te numri dy i partisë brenda datës 5 korrik, ndërsa brenda datës 10 korrik raporti i prezantohet kryesisë.

“Brenda datës 5 korrik 2021 drejtuesi politik i Qarkut paraqet Raportin përmbledhës të analizës në nivel qarku, sipas ‘Formatit Tip’ të miratuar me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm, brenda 2 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Raporti i plotë i analizës së masakrës zgjedhore të 25 prillit i paraqitet për shqyrtim kryesisë së partisë brenda datës 10 korrik 2021″, thuhet në pikën 4 dhe 5 të udhëzimit.

FAZA E DYTË

Në përfundim të fazës së parë të analizës, sekretariati organizativ i Partisë kryen fazën e dytë të analizës gjatë periudhës 11 korrik – 31 gusht 2021, në mënyrë të detajuar për çdo seksion dhe grup-seksion, verifikon dhe analizon performancën e të gjitha niveleve lokale të partisë, evidenton mangësitë dhe nevojat për të nxitur rritjen e performancës.

Brenda datës 1 Shtator 2021, sekretariati organizativ i Partisë i paraqet kryesisë së partisë një informacion të plotë për gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave vendore të partisë, si dhe i propozon, sipas rastit, ushtrimin e të drejtës së ndërhyrjes sipas nenit 45 të Statutit dhe/ose nevojën objektive për zgjedhje të reja në strukturat vendore të partisë.

I gjithë procesi i analizës dhe, aty ku është rasti, i ristrukturimit të organeve vendore të partisë, përfundon brenda datës 30 shtator 2021.

NDRYSHIMET NË KËSHILLIN KOMBËTAR

Po ditën djeshme është thirrur Kuvendi Kombëtar i PD-së më datë 17 korrik për t’u njohur me raportin e analizës, zgjedhore por njëkohësisht edhe për të miratuar ndryshimet statusore nëse do të jetë e nevojshme. Një tjetër eveniment që do të ndodh më 17 korrik është edhe zgjedhja e këshillit të ri kombëtar në PD, i cili aktualisht drejtohet nga Bujar Nishani.

“Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.

Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficiencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë. Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike”, thuhet në udhëzimin për Kuvendin Kombëtar.

Ndërkohë, në selinë e PD-së do të ngrihet Komisioni i përhershëm statusor që ka në përbërje njerëz të besuar të kryedemokratit Basha për të administruar propozimet e mundshme për ndryshime në statut dhe për t’i kthyer ato në nene./Panorama.al

Etiketa: Gazment BardhinenePD

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, 3 raste të reja me COVID-19

Asnjë humbje jetedhe 4 raste të reja në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com