GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Në mbrojtje të Butrintit

09:13 - 14/07/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Në mbrojtje të Butrintit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Mal Berisha

“Money Talks more than anything else (Paraja flet më shumë se cdo gjë tjetër)”

Një kontrast historik midis veprimtarisë së fondacionit të lindjes së mesme dje dhe fonit shqiptaro amerikan të zhvillimit sot.

Në majën e kodrës së Golemit të Kavajës, ende qëndron njëri prej objekteve të para të ndërtuara nga amerikanët në vendin tone, qysh në vitin 1925. Ai shënon gurin e parë të themelit të investimeve amerikane në Shqipëri në harkun kohor prej 100 vjetësh.

Ajo është një ndërtesë e cila është njohur në fillim si konvikti i djemve të Institutit Shqiptaro – Amerikan të Bujqësisë. Më vonë ajo u bë qendra kulturore e më pas Kinemaja e Golemit. Ndërsa tani aty gjendet një objekt i shkretë i lënë në rënje të lirë degraduese deri sa të bëhet aq i papranueshëm për sytë e njerëzve, sa të shëmbet. Më pas ustallarët e qeverisë së sotme e dinë vetë se çfarë do të “bëjnë” me të…

PAK HISTORI:

Ky objekt është iniciuar dhe ndërtuar nga amerikani, Dr. Charles Telford Erickson, një misionar dhe diplomati i parë amerikan në Tiranë – 1922-1923.

Atë shkollë e patën bekuar ambasadorët amerikanë Ulysses Grant Smith (1922 – 1925) dhe Herman Bernstein.(1930 – 1933)

10.000 DOLLARË DONACION NGA PRESIDENTI AMERIKAN HERBERT HOOVER.

Për ta bërë sa më të thjeshtë për lexuesin më duhet të theksoj faktin se ajo shkollë, e vetmja e asaj kohe që funksionon edhe sot pa ndërprerje në historinë e arësimit shqip, ka në themelet e veta 10.000 (dhjetë mijë) dollarët e parë të dhënë nga llogaria e vet personale nga Presidenti Amerikan Herbert Hoover, në atë kohë Sekretar Shteti i Tregëtisë.
Me atë fond fillestar në bazë, të dhënë nga Presidenti Amerikan, Erickson mblodhi plot 600.000 mijë dollarë, ndërsa tokën ia dha shteti me firmën e Presidentit të asaj kohe, Ahmet Zogu dhe miratimin e Parlamentit Shqiptar. Shkolla u bë qëndra më e madhe edukative për kuadrot e bujqësisë shqiptare qysh në shtatorin e vitit 1925 e vazhdon edhe sot.

QENDRA KULTURORE NË GOLEM – NË DEGRADIM TË PLOTË

Përkrah shkollës u ndërtua edhe qendra kulturore e projektuar nga njëri prej arkitektëve më të njohur të kohës, Ingj. Hoëard Raymond Meyer, i kompanisë Njujorkeze “Thomson & Churchill”.

Arkitekti erdhi vetë nga Neë Yorku në Shqipëri. Për të ruajtur traditën shqiptare, ai projektoi një vepër e cila kishte në siluetën e vet Kullën e Kalasë së Skënderbeut në Krujë.

Në atë qendër janë luajtur drama për Skënderbeun dhe janë zhvilluar veprimtari kulturore dhe artistike pa fund.

Por sot si është? Shikojeni në foton bashkëlidhur?

FONDI AMERIKAN I ZHVILLIMIT VS – VS FONDACIONI AMERIKAN I LINDJES SË AFËRT.

Për ironinë e kohës së sotme, kur një Fondacion Amerikan kërkon të shkatërrojë trashëgiminë arkeologjike shqiptare në Butrint, më duhet të kujtoj se Shkollën Bujqësore Shqiptaro – Amerikane, pas ndërtimit të saj në Golem, e mori nën kujdes financiar, pa asnjë interes, Fondacioni i Lindjes së Afërt. Dokumentet historike e pasqyrojnë këtë më së miri.

Dallimi qëndron këtu: Sot Fondi Shqiptaro – Amerikan i Zhvillimit ka shumë – fishuar milonat e dollarëve në Shqipëri, më së shumti me paratë e buxhetit të shtetit shqiptar. Jo se nuk kanë bërë punë të mira, por ato mund t’i bënte edhe dikush tjetër. Ajo që e bën dyshyes veprimtarinë e tij është dëshira për të rrjepë takasapaguesin shqiptar dhe tjetërsuar identitetin dhe përkatësinë shqiptare të Butrinitit.

Në këtë mënyrë ata po venë në dyshim edhe vetë trashëgiminë tonë historike duke lobuar me qeverinë e korruptuar të sotme në Tiranë. Falë kësaj ata pretendojnë të marrin një ekzluzivitet shumë vjeçar ku mos t’i japin asnjë farë llogarie shtetit shqiptar.

Aq larg kanë shkuar në veprimtarinë e tyre sa e kanë korruptuar edhe vetë Ministren e Kulturës duke e bërë anëtare bordi të përjetshme, jo në pozitën zyrtare që ajo mban, por me emër dhe mbiemër. Kjo i garanton asaj një të ardhur të përjetshme nga prona publike – kombëtare, pa investuar asgjë edhe kur mos të jetë më ministre.

Çfarë ka ndodhur vallë që ne jetojmë në një epokë të tillë ku preken vlerat tona më të shtrenjta kombëtare?

Amerikanët vetë thonë: “Money talks more than anything else”.

 

 

Etiketa: butrintikryesore2Mal Berishambrojtje

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Gjendet një parcelë me kanabis në Bulqizë, arrestohet 63-vjeçari

Gjendet një parcelë me kanabis në Bulqizë, arrestohet 63-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com