GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Braçe publikon foton e deputetit të PD: Pyetini, ku kanë pirë e ngrënë dje në darkë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Braçe publikon foton e deputetit të PD: Pyetini, ku kanë pirë e ngrënë dje në darkë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti socialist Erjon Braçe, ka vijuar akuzat e forta edhe këtë të enjte nga foltorja e Kuvendit, teksa ka folur për situatën në bujqësi.

Pas akuzave të forta ndaj qeverisë, Braçe ka nxjerrë në foltoren e Kuvendit edhe fotografinë e deputetit të PD, Luan Baçi, ndërsa i është drejtuar ministres, duke i thënë që të pyes se ku ka pirë e ngrënë ai mbrëmë.

“Këta janë ministre, këta këtu, këta që ju mendoni se po bëjnë bujqësi në këtë vend e po ndihmojnë bujqit. Në fakt, këta po ndjekin politikën. Dhe po ju them se ajo që ka ndodhur këtë vit me çmimin e shalqirit, është politike nga fillimi deri në fund. Të tre ja ku i keni, po të doni pyetini, ku kanë pirë e kanë ngrënë dje në darkë. Jo i madhi fare, i madhi i Donit, se ai ishte duke ngrënë peshk në hyrje të Lushnjes”, tha deputeti Braçe.

Më tej, deputeti socialist vijoi me akuza të forta ndaj ministres së Bujqësisë, teksa u shpreh se “Sa i takon kontratave, janë të lidhura nga 2013 deri në 2020. Mos kini asnjë dyshim se nuk kam asnjë kontratë të lidhur nën tavolinë. Nuk çoj njeri në terren për të parë a ka toka të lira. Kontratat nuk prishen me një vendim të thjeshtë, sepse një vendim i tillë është goditur nga gjykatat. Kontratat që shikoni si deputet mund ti sillnit në zyrën time dhe t’i hulumtonim së bashku. Në lidhje me marrëdhënien grumbullues, tregtar dhe fermer e cila është një marrëdhënie e shenjtë, ju keni qenë zv.kryeministër dhe e keni promovuar këtë politikë, nuk mund ti shkojmë dot kundër sot. Kjo marrëdhënie patjetër ka nevojë për më shumë transparencë. Ministria ka në dispozicion vetëm instrumentet e tregut të lirë. Mund të punojmë bashkërisht që ta përmirësojmë këtë politikë, por nuk mund ti shkojmë kundër”, tha ai.

Etiketa: deputetiPD

Lajme të lidhura

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!
Breaking Views

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin
Breaking Views

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen
Breaking Views

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26
Para
Conte me elozhe për Bergwijn dhe për ndeshjen e zhvilluar

Vjen edhe firma, Ousmane Dembele i Barcelonës edhe dy sezone

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
KRYESORE

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26

Edhe dita e sotme, 1 gusht, do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta, duke sjellë...

Lexo më shumë
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com