GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Asllani tregon “skenarin” e transferimit të Interi, nga takimi me Lukakun deri te numri i fanellës

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Asllani tregon “skenarin” e transferimit të Interi, nga takimi me Lukakun deri te numri i fanellës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kristjan Asllani bëri hapin e madh në karrierë, duke firmosur me Interin në Serie A. Një ëndërr e bërë realitet për mesfushorin e kombëtares shqiptare.

Në një intervistë për “DAZN”, 20-vjeçari ka treguar gjithë “skenarin” e transferimit të tij te te zikaltrit, teksa ka treguar se pse zgjodhi numrin 14-të, ndërsa theksoi se nuk është menduar dy herë kur mori ofertën e Interit.

A ta mban të na thuash tre faktorët që të kanë lënë më shumë mbresa në këto ditë të para në radhët e Interit? Nga kuzhinieri i aftë te parkimi shumë i madh… –Ndoshta qendra stërvitore, Nuk jam mësuar me një qendër stërvitore kaq të madhe. Pastaj djemtë, sigurisht. Më parë i shihja në televizor, tani luaj bashkë me ta.

Janë dy… mungon një. Kuzhinieri a është i aftë? Po, jashtëzakonisht.

Kush po ju udhëzon më shumë mes shokëve të rinj të skuadrës? Në këto ditë nuk ishim të gjithë, por ishte padyshim Danilo D’Ambrosio pak më shumë se të tjerët. Por të gjithë në përgjithësi po më ndihmojnë të integrohem: Darmian, Handanoviç. Këshilla e vlefshme që japin më të rriturit është që të mbetesh i përulur.

E kë bërë ritin e fillimit? Deri tani jo dhe jam në ankth për këtë.

Nëse do t’ju kërkojnë të këndoni, do ta bënit? Eh, duhet ta bëj.

Ke kryer vizitat mjekësore me Lukakun, ishte hera e parë që e takuat? Çfarë biseduat? Po, ishte hera e parë dhe kemi folur rreth gjysmë ore në qendrën mjekësore. Edhe ai po më jep një ndihmë të madhe në procesin e integrimit.

Ai ka thënë një aspekt shumë të rëndësishëm rreth jush: ‘Ka një mentalitet të madh, flet si një djalë 27-vjeçar’. E shihni veten në këtë përshkrim? Eh, ma thonë të gjithë. Jam i lumtur që i kam lënë këtë përshtypje, mundem vetëm të jem i lumtur që një lojtar si ai flet kështu për mua. Unë kam qenë gjithmonë i përqendruar vetëm te Interi dhe sapo më kërkuan, pranova menjëherë.

Cila është cilësia më e mirë e Brozoviç? Me topin në këmbë është shumë i fortë. E kam parë gjatë gjithë kampionatit, duke e admiruar. Mundem vetëm të mësoj nga Brozoviç. Mund t’i vjedh shumë dhe të mësoj shumë.

A ju ka folur Inzaghi për rolin në fushë? Trajneri nuk më ka thënë ende asgjë, por mendoj se mund të mbuloj çdo rol në mesfushë. Vitin e kaluar te Empoli kam bërë shpesh rolin e regjisorit para mbrojtjes, por mund të mbuloj disa pozicione. Fizikisht jam shumë mirë, që nga shkurti kam bërë shumë ndeshje me Empolin dhe duhet të falënderoj trajnerin Andreazzoli dhe presidentin Korsi.

Çfarë bën kur nuk stërvitesh? Asgjë, i gëzohem familjes time, sinqerisht. Nuk kam ndonjë hobi në veçanti. Dëgjoj muzikë por nuk luaj PlayStation. Fantacalcio? Zero.

Do të ndjeheni i kënaqur në fund të sezonit nëse…? E rëndësishme është të fitojmë diçka. Sinqerisht, do të dëshiroja të fitoja titullin, kam zgjedhur numrin 14 të Perishiç. Më ka shkruar edhe për të më uruar fat dhe jam i lumtur. Numri është edhe për ditën e lindjes së vëllait tim.

Raporti me kritikat? I përjetoj me qetësi. Nuk kam shumë presion, edhe pse jam shumë kritik ndaj vetvetes. I rishoh gjithmonë ndeshjet për të kuptuar ku dhe në çfarë gjëje mund të përmirësohem.

Si ishte momenti i firmës me Interin? Në fillim nuk më besohej. Pastaj kur e firmosa, ishte një emocion shumë i bukur për mua dhe për familjen time. Jam shumë i lumtur.

Etiketa: InteriKristjan Asllani

Lajme të lidhura

Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon
Sport

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri
Sport

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës
Sport

Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës

12:07 - 01/06/26
Para
Zëvendës-kryeministrja jep dorëheqjen: Sëmundja e burrit tim do të jetë një betejë e vështirë

Zëvendës-kryeministrja jep dorëheqjen: Sëmundja e burrit tim do të jetë një betejë e vështirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş