GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Amnistia fiskale, etapa e fundit e pastrimit te parave të drogës në Tiranën e Veliajt

në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Amnistia fiskale, etapa e fundit e pastrimit te parave të drogës në Tiranën e Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Editorial nga Gijotina.com

Qeveria ka rikthyer projektin e saj të vjetër të amnistimit të parave dhe aseteve të padeklaruara. Vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare për ekonominë informale në Shqipëri dhe të shqiptarëve në botë janë të frikshme. Të dhënat e raportit “Quarterly Informal Economy Survey (QIES) nga Ëorld Economics e nxjerrin nivelin e ekonomisë së pataksuar dhe të pamonitoruar nga qeveria në 32%. Vlera monetare e këtij niveli të informalitetit përllogaritet 17 miliard dollarë. Vëllimi total i ekonomisë vjetore, sipas CIA Factbook është rreth 38 miliard dollarë.

Po pse po e shtyn përpara këtë draft qeveria? A e ka kërkuar komuniteti i biznesit? A është kërkuar nga komuniteti i dipasporës shqiptare? A i ka arritur Shqipëria standardet europiane të kontrollit dhe luftës ndaj pastrimit të parave? Me çfarë kapacitetesh do ta filtrojë administrata tatimore kapitalin gri, duke ndarë prej tij paratë dhe asetet me burime kriminale?

Asnjë përgjigje nuk ka për këto pyetje dhe nuk do të ketë. Sepse qëllimi i amnistisë së propozuar nga qeveria është tjetër. Në Shqipëri tashmë kanë hyrë miliarda dollarë më burim nga ekonomia e zezë e trafiqeve dhe mafias ndërkombëtare. Raporti i Global Initiative i vitit 2020 tregoi se rreth 600 milion euro në vit pastroheshin në sektorin e ndërtimit në Tiranë, ndërsa hetimet e prokurorisë italiane të antimafias provuan lidhjet e Ndragheta-s me bashkinë e Tiranës dhe investimet e saj në ndërtim.

Pra, paratë që qeveria synon të amnistojë janë përdorur tashmë dhe janë bërë beton e hekur në Tiranë. 5 milion m2 ndërtim që është dhënë në Tiranë që nga vitit 2015, me një kosto mesatare prej 400 euro/m2 kanë një kosto totale prej 2 miliard eurosh. Cili është burimi i këtyre parave? Bilancet e kompanive dhe marrëveshjet e tyre të kreditimit me bankat nuk mbulojnë dot as gjysmën e këtyre fondeve. Burimi sigurisht që është paraja e zezë e trafiqeve.

Në këtë projekt të qeverisë, Erion Veliaj dhe ekipi i tij në krye të Bashkisë së Tiranës kanë luajtur një rol qëndror. Ata kanë krijuar mundësitë dhe kanë hapur rrugët që në Tiranë të pastroheshin miliarda euro të ardhura nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Aministia fiskale vetëm sa do t’i legjitimojë ato asete. Pra, çunat e drogës, të Ndragheta-s, Sacra Corona Unita-s, etj, do të deklarojnë me lehtësi pronësinë e miliona m2 apartamente, dyqane, hotele e qendra tregtare që kanë financuar deri sot pa u shqetësuar nga organet e parandalimit të pastrimit të parave.

Taksa 5 apo 7% për asetet e deklaruara për legalizim është një tjetër dhuratë që u bëhet klientëve të Erion Veliajt dhe lejeve të tij të ndërtimit. Ajo është një taksë simbolike, e krahasueshme me fitimet e vetëm një viti nëse ato para do të përdoreshin në biznesin me normën më të ulët të fitimit: bonot e thesarit.

Çunat ia bëjnë hallall Lali Erit fitimin e një viti, pas gjithë atyre fitimeve shumëfish që kanë marrë nga financimi i ndërtimeve dhe çmimet stratosferike të apartamenteve në Tiranë./Gijotina.com 

Etiketa: amnistia fiskalekryesore2

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Piktori do të lërë emër në histori, por si ‘kreu i qelbësirave’ dhe antishqiptar i përbetuar!

09:59 - 10/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Piktori nuk e ndërtoi Shqipërinë me budallenjtë dhe hajdutët e tij, por e rrënoi atë

09:21 - 05/10/26
Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Para
Mot i nxehtë në vend, ja çfarë do të sjellë pasditja

Vjen vala e të nxehtit në Shqipëri, cilat janë qytetet që do të "përvëlohen" në fundjavë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Tetor 2026

08:05 - 14/10/26

Dashi Harmonia e brendshme do të jetë në ato nivele që do të bëjë të mundur një gjendje të mirë...

Lexo më shumë
Konferenca urgjente e Ramës/ Salianji: Kryeministri të lërë justifikimet, të japë dorëheqjen

Dhunuan në mënyrë shtazarake studentët, Salianji: Asnjë regjim nuk është më i fortë se një popull që vendos të mos ketë më frikë!

08:03 - 14/10/26
Efektivë dhe persona të maskuar dhunojnë në një rrugicë ‘qorre’ avokatin Altin Goxhaj

Efektivë dhe persona të maskuar dhunojnë në një rrugicë ‘qorre’ avokatin Altin Goxhaj

07:54 - 14/10/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 14 Tetor 2026

07:31 - 14/10/26
I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1

I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1

23:33 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com