Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është shmangur një incident fizik mes deputetit të LSDM, Martin Kostovski dhe deputetit të së Majtës, Dimitar Apasiev.
Në videon e publikuar nga Alsat shihen dy deputetët duke e shtyrë njëri-tjetrin, ndërsa ndërhyjnë deputetët Goran Misovski dhe Arbër Ademi, për t’i ndarë.
Ngjarja e pahijshme ka ndodhur gjatë seancës ku po zhvillohet debati për propozimin francez, i cili deri tani nuk ka kaluar për miratim. Apasiev, i cili njihet si një radikal i së majtës, ka bërë një akuzë të fortë dhe në drejtim të deputetëve shqiptarë, duke thënë se ata nuk kanë të drejtë që të vendosin për fatin e maqedonasve.
Apasiev i bëri thirrje deputetëve shqiptar të mos e mbështesin propozimin francez sepse sipas tij do të hapet kutija e Pandorës dhe më pas shqiptarët nuk do të kenë të drejtë morale të ankohen kundër majorizimit.
Apasiev shtoi se me kalimin e propozimit francez, problemet ndër etnie do të dalin në pah sepse sipas tij, partitë shqiptare po vërtetojnë se janë kundër interesave të popullit maqedonas.
Kliko linkun per te pare videon
Discussion about this post